BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/00 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 5/00 f. 7

Njoftime

◼ Oferta e literaturës për majin: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të mbajmë në dispozicion për njerëzit e interesuar broshurën Çfarë kërkon? dhe të përpiqemi të fillojmë studime biblike. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Të përqendrohemi në fillimin e studimeve biblike. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe. A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.

◼ Shihet e nevojshme të kujtohen të gjithë lajmëtarët që të mos përdorin kurrë në ndonjë korrespondencë të tyre personale adresën e Shoqatës. Kjo përfshin të gjitha rastet kur dërgohen me postë letra dhe botime biblike për t’u dëshmuar personave të interesuar, atyre që nuk janë gjetur në shtëpi ose atyre që banojnë në vende të vështira për t’u arritur. Kur dëshmojmë me postë, të përdorim ose adresën tonë personale ose adresën e Sallës së Mbretërisë të zonës sonë. Jemi të lutur që të mos përdorim adresën e Shoqatës.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 qershor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur kjo gjë të jetë bërë, të njoftohet kongregacioni pas leximit të raportit tjetër të llogarisë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo