BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/00 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 3/00 f. 7

Njoftime

◼ Oferta e literaturës për marsin: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të mbajmë me vete për njerëzit e interesuar broshurën Çfarë kërkon? dhe të përpiqemi të fillojmë studime biblike. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Të përqendrohemi në fillimin e studimeve biblike.

◼ Lajmëtarët që dëshirojnë të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë muajve prill dhe maj duhet t’i bëjnë që tani planet dhe t’i dorëzojnë sa më shpejt kërkesat e tyre. Kjo do t’i ndihmojë pleqtë që të bëjnë rregullimet e nevojshme për shërbimin në fushë dhe që të kenë në dispozicion revista dhe literaturë tjetër në një masë të mjaftueshme. Emrat e të gjithë atyre që miratohen si pionierë ndihmës duhet të njoftohen në kongregacion çdo muaj.

◼ Ky numër i Shërbimi ynë i Mbretërisë përmban programin e plotë të studimit me librin Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! Mund ta fotokopjojmë këtë program dhe t’ia shtojmë librit tonë që ta kemi më të lehtë për t’iu referuar.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur kjo gjë të jetë bërë, të njoftohet kongregacioni pas leximit të raportit tjetër të llogarisë.

◼ Përkujtimi do të mbahet të mërkurën më 19 prill 2000. Nëse kongregacioni normalisht e ka mbledhjen të mërkurën, ajo të bëhet një ditë tjetër të javës, nëse Salla e Mbretërisë është në dispozicion. Nëse kjo nuk është e mundur dhe mund të mos e bëni Mbledhjen e Shërbimit, pjesët që zbatohen veçanërisht për kongregacionin tuaj, mund t’i përfshini në një Mbledhje tjetër Shërbimi.

◼ Ata që shoqërohen me kongregacionin duhet të bëjnë të gjitha pajtimet e reja për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë pajtimet e tyre personale nëpërmjet kongregacionit.

◼ Shoqata nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore për literaturë e kongregacionit t’i dërgohet Shoqatës, kështu që të gjithë ata që janë të interesuar të marrin literaturë personale mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.

◼ Është e rëndësishme që grupet që planifikojnë të vizitojnë mjediset e Shoqatës, të njoftojnë më përpara me postë ose me telefon. Përpara vizitës lutemi që të rishikoni Kutinë e pyetjes në Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 1998, në lidhje me veshjen dhe krehjen e duhur kur vizitojmë shtëpitë Bethel.

◼ Kongregacionet mund të fillojnë të dërgojnë që tani kërkesat për kompakt diskun që përmban Bibliotekën Watchtower​—1999. Ky kompakt disk do të jetë në dispozicion në po ato nëntë gjuhë, si në botimin e Bibliotekës Watchtower për vitin 1997, pra, në anglisht, danisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, italisht, japonisht (kërkohet versioni japonez i programit «Windows»), portugalisht dhe spanjisht. Kongregacionet mund të fillojnë të dërgojnë kërkesat e tyre, por lutemi të mbani parasysh se këto janë botime për të cilat nevojitet kërkesë e veçantë.

◼ Botime të reja në dispozicion:

Njohuria që të çon në jetën e përhershme​—Gjuha: pangasinane, tumbuka

Jeta në një botë të re paqësore (Fletushka Nr. 15)​—Gjuha: hindi

Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike​—Gjuha: sllovake

Treguesi i botimeve Watch Tower 1999​—Gjuha: angleze

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?​—Gjuha: pangasinane, zulu

Çfarë ndodh me ne kur vdesim?​—Gjuha: suahile

Çfarë shprese ka për të vdekurit? (Fletushka Nr. 16)​—Gjuha: bengale, hindi

Përse mund të kesh besim në Bibël? (Fletushka Nr. 13)​—Gjuha: hindi

◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:

Familje: Bëjeni leximin e përditshëm të Biblës një shprehi në udhën tuaj të jetës! (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: koreane, spanjolle

Njohuria që të çon në jetën e përhershme (pesë kaseta në një album)​—Gjuha: frënge, kuekua

Lajmi i mirë sipas Mateut (seri prej tri kasetash)​—Gjuha: koreane

Lajmi i mirë sipas Markut (seri prej dy kasetash)​—Gjuha: koreane

Lajmi i mirë sipas Lukës (seri prej tri kasetash)​—Gjuha: koreane

Lajmi i mirë sipas Gjonit (seri prej dy kasetash)​—Gjuha: koreane

◼ Botime të reja në gjuhën Braille në dispozicion:

Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2000 (tri vëllime)​—Gjuha: angleze e gradës së dytë

Jehovai: Kush është Ai? (Fletushka Nr. 23, një vëllim)​—Gjuha: angleze e gradës së dytë, spanjolle e gradës së parë

Jezu Krishti: Kush është ai? (Fletushka Nr. 24, një vëllim)​—Gjuha: angleze e gradës së dytë, spanjolle e gradës së parë

Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! (tri vëllime)​—Gjuha: frënge e gradës së dytë, gjermane e gradës së dytë

Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! (katër vëllime)​—Gjuha: frënge e gradës së parë, italiane e gradës së parë

Të lutemi shëno kërkesat për botimet Braille. Shëno: Zyra e Shoqatës. Përfshi emrin dhe adresën e personit që do të përdorë materialin Braill.

◼ Videokaseta të reja në dispozicion:

Bibla: Fuqia e saj në jetën tuaj​—Gjuha: kineze (kantoneze), kineze (mandarin)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo