Kutia e pyetjes
◼ A është e përshtatshme të duartrokasim kur njoftohet rivendosja e dikujt në kongregacion?
Falë dashamirësisë së tij të dashur, Perëndia Jehova ka siguruar një mënyrë biblike për keqbërësit e penduar, që të rifitojnë aprovimin e tij dhe të arrijnë të rivendosen në kongregacionin e krishterë. (Psal. 51:12, 17) Kur kjo gjë ndodh, inkurajohemi që ta vërtetojmë dashurinë tonë për këta të penduar të sinqertë.—2. Kor. 2:6-8.
Megjithatë, edhe nëse jemi mjaft të gëzuar që rivendoset një i afërm ose i njohuri ynë, kur në kongregacion njoftohet rivendosja, duhet mbajtur një qëndrim i qetë e dinjitoz. Kulla e Rojës, 1 tetor 1998, faqja 17, lidhur me këtë çështje është shprehur: «Sidoqoftë, duhet të mbajmë në mend se shumica e pjesëtarëve të kongregacionit nuk janë në dijeni të rrethanave të veçanta që çuan në përjashtimin e një personi ose në rivendosjen e tij. Përveç kësaj, në kongregacion mund të jenë disa që janë ndikuar ose dëmtuar personalisht, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, nga keqbërja e të penduarit. Prandaj, duke qenë të ndjeshëm ndaj këtyre gjërave, kur bëhet një njoftim rivendosjeje, në mënyrë të kuptueshme ne nuk shfaqim shprehje mirëseardhjeje, derisa kjo gjë të mund të bëhet personalisht.»
Megjithëse jemi shumë të lumtur kur shohim dikë që rikthehet në të vërtetën, duartrokitja në kohën e njoftimit të rivendosjes së personit, nuk do të ishte e përshtatshme.