BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/99 f. 5
  • Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 12/99 f. 5

Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 6 shtator deri 20 dhjetor 1999. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.

[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]

Përgjigju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:

1. Jehovai e lejoi sundimin e pavarur njerëzor, për të provuar se mënyra e tij e sundimit është gjithmonë korrekte dhe e drejtë. (Ligj. 32:4; Jobi 34:10-12; Jer. 10:23) [w97 15/​2 f. 5 par. 3]

2. Bibla tregon se Perëndia i dënon të gjithë ata që ankohen. [w97 1/​12 f. 30 par. 3 dhe 4]

3. Njohja e parimeve hyjnore të kryesisë dhe rregulli i mirë, i ndihmojnë prindërit që të kenë pikëpamjen e duhur lidhur me marrëdhëniet e tyre me fëmijët e martuar. (Zan. 2:24; 1. Kor. 11:3; 14:33, 40) [fy f. 164 par. 6]

4. Marku 6:31-34 tregon se Jezui u ndie i shtyrë nga mëshira për turmën vetëm sepse ata ishin të sëmurë e të varfër. [w97 15/​12 f. 29 par. 1]

5. Sipas ligjit të Moisiut, arka e besëlidhjes nuk mund të transportohej nga levitët, por duhej përdorur një qerre. (Numrat 7:7-9) [leximi javor i Biblës; shiko w96 1/​4 f. 28, par. 5]

6. Edhe pse gjyshërit e krishterë nuk marrin përsipër përgjegjësinë që ka babai dhe nëna për t’u ngulitur të vërtetat biblike fëmijëve të tyre, ata mund të japin një kontribut të vlefshëm për zhvillimin frymor të një fëmije. (Ligj. 6:7; 2. Tim. 1:5; 3:14, 15) [fy f. 168 par. 15]

7. Ndryshimi midis mësimit të Jezuit dhe atij të skribëve e të farisenjve qëndronte vetëm në përmbajtje: të vërtetat nga Perëndia në ndryshim me traditat e rënda gojore të njerëzve. [w95 15/​2 f. 17, par. 3]

8. Uilliam Tindal ishte i pari që përdori emrin e Perëndisë, Jehova, në një përkthim në anglisht të shkrimeve hebraike, në vitin 1530. [w97 15/​9 f. 28 par. 3]

9. Qyteti i sotëm i strehimit është masa e Perëndisë për të na mbrojtur nga vdekja, si pasojë e shkeljes së urdhrit të tij mbi shenjtërinë e gjakut. (Num. 35:11) [leximi javor i Biblës; shiko br2 f. 63, par. 8.]

10. Jehovai nuk ndërhyn në çështjet e kombeve, si, për shembull, duke vendosur kufij kombëtarë, ose duke përcaktuar në cilën kohë do të mbizotëronte në shkallë lokale (ose si fuqi botërore) një komb. [leximi javor i Biblës; shiko w98 15/​9 f. 11, par. 8]

Përgjigju pyetjeve të mëposhtme:

11. Çfarë paraqesin dy bukët me maja të ofruara nga prifti i lartë gjatë festës së Ditës së Pesëdhjetë? (Lev. 23:15-17) [leximi javor i Biblës; shiko w98 1/​3 f. 13 par. 21.]

12. Kur filloi jubileu i krishterë dhe çfarë lloj çlirimi solli ai në atë kohë? (Lev. 25:10) [leximi javor i Biblës; shiko w95 15/​8 f. 24 par. 14.]

13. Në ç’kuptim Jehovai interesohet për ne, siç lexohet në Psalmin 139:1-3? [w95 1/​7 f. 12, par. 12]

14. Në ç’mënyrë la Moisiu një shembull të shkëlqyer, duke treguar se nuk kishte një frymë xheloze? (Num. 11:29) [leximi javor i Biblës; shiko br2 f. 13 par. 11.]

15. Si tregon rasti i Korahut, Datanit dhe i Abiramit se besimi nuk vjen gjithmonë nga shikimi? [w97 15/​3 f. 4 par. 2]

16. Cilat janë dy aspektet që lidhen me nderimin e prindërve të moshuar, që theksohen në Mateun 15:3-6 dhe 1. Timoteut 5:4? [fy faqet. 173-175 par. 2-5]

17. Cila mënyrë të menduari mund të sjellë pasoja shkatërrimtare, siç kuptohet nga tregimi për izraelitët në Rrafshnaltën e Moabit? (Numrat 25:1-15) [leximi javor i Biblës; shiko w98 15/​1 f. 15, par. 7-9.]

18. Si na ndihmon shembulli i Fineasit që të çmojmë domethënien e dedikimit ndaj Jehovait? [leximi javor i Biblës; shiko w95 1/​6 f. 16 par. 12 dhe 13.]

19. Si mund të ‘dalë jashtë kufirit’ të qytetit një person në qytetin antitipik të strehimit? (Num. 35:26) [leximi javor i Biblës; shiko w95 15/​11 f. 20 par. 20.]

20. Në ç’mënyrë ishte një bekim për përkthimin e Biblës Kodiku Sinaitik? [w97 15/​10 f. 11 par. 2]

Jep fjalën (fjalët) ose frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:

21. Jehovai e ka lejuar të ligën të ekzistojë për të vendosur njëherë e përgjithmonë të vërtetën themelore se vetëm ai është ․․․․․․․․ dhe se ․․․․․․․․ ndaj ligjeve të tij është thelbësore për paqen dhe lumturinë e vazhdueshme të të gjitha krijesave të tij. (Psal. 1:1-3; Prov. 3:5, 6; Ekl. 8:9) [w97 15/​2 f. 5 par. 4]

22. Është jetësore që të marrim mbi vete ․․․․․․․․ e Jezuit. Kjo do të thotë të bëhesh ․․․․․․․․ . (Mateu 11:29) [w95 15/​11 f. 18, par. 4]

23. Në harmoni me Psalmin144:15b, lumturia e vërtetë është një gjendje e zemrës, e bazuar në ․․․․․․․․ e cila fitohet duke qëndruar ․․․․․․․․ e vërtetë dhe në një ․․․․․․․․ të mirë me Jehovain. [w97 15/​3 f. 23 par. 7]

24. Bibla që doli nga përkthimi i Biblës hebraike në gjuhën e zakonshme greke dhe që përfundoi rreth vitit 150 p.e.s., u bë e njohur si ․․․․․․․․ ; Përkthimi i Biblës në gjuhën latine nga Jeromi, u bë i njohur si ․․․․․․․․, ose ․․․․․․․․, dhe përfundoi rreth vitit 400 të e.s. [w97 15/​8 f. 9 par. 1; f. 10 par. 4]

25. Pavarësisht se cilat janë pikëpamjet që mbizotërojnë në lidhje me gratë në ndonjë kulturë, si Shkrimet Hebraike, ashtu edhe Shkrimet e Krishtere Greke tregojnë qartësisht se gratë e devotshme duhen trajtuar me ․․․․․․․․ dhe ․․․․․․․․ . [w95 15/​10 f. 20, par. 20]

Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:

26. Një herë në vit, në atë që quhej (Festa e Kasolleve; Dita e Shlyerjes; Pashka), i gjithë kombi i Izraelit, duke përfshirë edhe banorët e huaj që adhuronin Jehovain, duhej (të linin të gjitha punët; të paguanin të dhjetat; të paraqitnin si ofertë frytet e para) dhe të adhuronin. (Lev. 16:29-31) [leximi javor i Biblës; shiko w96 1/​7 f. 10 par. 12.]

27. Një nga synimet e Komitetit të Përkthimit të Biblës Bota e Re ishte që të dilte një përkthim (sa të jetë e mundur fjalë për fjalë; një parafrazim i gjuhëve origjinale; në harmoni me kuptueshmërinë e një doktrine të veçantë) për ta bërë lexuesin që të ndiejë sa më afër timbrin e gjuhëve origjinale dhe procesin e mendimeve të lidhura me to. [w97 15/​10 f. 11 par. 5]

28. Sipas Hebrenjve 13:19, lutjet këmbëngulëse të bashkëkrishterëve mund të ndikojnë (në atë që Perëndia lejon; në kohën që Perëndia vepron; në mënyrën se si Perëndia i manovron gjërat). [w97 15/​4 f. 6 par. 1]

29. «Kordoni blu mbi thekët e qepura në kindet e rrobave» të izraelitëve, kërkohej si një (stolisje e shenjtë; shenjë modestie; përkujtues i dukshëm për të qenë i ndarë nga bota si popull i Jehovait). (Num. 15:38, 39, BR) [leximi javor i Biblës; shiko w93 1/​3 f. 26 par. 18]

30. Të krishterët e hershëm (nuk merrnin pjesë në ushtrinë romake; shkonin ushtarë, por nuk përdornin armët; shkonin ushtarë vetëm kur shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm). (Rom. 13:7) [w96 1/​5 f. 18, par. 12]

Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:

Num. 16:41, 49; Mat. 19:9; Luka 2:36-38; Filip. 1:9, 10; Kolos. 3:14

31. Në bazë të njohurisë së saktë, një i krishterë me aftësi shquese mund të përcaktojë çfarë duhet të jetë e para, apo kryesore, në jetë. [w96 15/​12 f. 10, par. 4]

32. Kurvëria është e vetmja bazë biblike për divorcin me mundësinë për t’u martuar sërish. [fy f. 158-159 par. 15]

33. Duke qenë mjaft aktiv në aktivitetet teokratike, edhe pse në një moshë të thyer, një person mund të gjejë forcë për të përballuar humbjen e bashkëshortit. [fy f. 170-171 par. 21]

34. Kritikimi i mënyrës së administrimit të drejtësisë nga ana e Jehovait përmes shërbëtorëve të tij të emëruar, mund të ketë pasoja shkatërruese. [leximi javor i Biblës; shiko w96 15/​6 f. 21 par. 13.]

35. Dashuria joegoiste i lidh së bashku bashkëshortët dhe nxit tek ata dëshirën për të bërë ç’të jetë më e mirë për njëri-tjetrin dhe për fëmijët e tyre. [fy f. 187 par. 11]

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo