T’u ofrojmë librin Familja njerëzve të çdo moshe
1 Një djalë 11-vjeçar nga Kalifornia shprehu çmueshmërinë e tij për librin Sekreti i lumturisë familjare. Ai shkroi: «Jam mirënjohës për të dhe i inkurajoj familjet e tjera që ta lexojnë këtë libër, sepse është i shkëlqyer. Ai . . . po e ndihmon familjen time që të gjejë paqe dhe lumturi.» Përvoja e këtij djali duhet të na inkurajojë që t’u ofrojmë librin Familja njerëzve të çdo moshe. Më poshtë, jepen disa sugjerime që mund t’i provojmë në shërbim gjatë shkurtit.
2 Kur takojmë një të ri mund të themi:
◼ «Shumë të rinj në moshën tuaj mendojnë rreth martesës. Po ku mund të gjesh një informacion të besueshëm mbi këtë çështje? [E lëmë të përgjigjet.] Shpesh të rinjtë thonë se nuk janë të sigurt nëse janë gati për martesë. Më lini t’ju tregoj se çfarë thotë ky libër me këshilla rreth kësaj çështjeje.» Hapim librin Familja në faqen 14 dhe lexojmë paragrafin 3. Pastaj theksojmë çdo nëntitull të kapitullit. Ofrojmë librin dhe bëjmë rregullimet për t’u rikthyer.
3 Kur flasim me një prind mund të themi:
◼ «Po u ofrojmë prindërve disa udhëzime praktike që janë me të vërtetë të vlefshme për rritjen e fëmijëve. Ato janë përpiluar në këtë libër me këshilla që titullohet, Sekreti i lumturisë familjare.» Hapim librin në faqen 55. Lexojmë paragrafin 10 e në vazhdim shkrimin në Ligji i përtërirë 6:6, 7 që ndodhet në paragrafin 11. Më pas, theksojmë fjalitë me shkronja të pjerrëta në paragrafët 12 deri 16. Vazhdojmë duke thënë: «Ky libër ka ndihmuar shumë njerëz që të kenë një sukses më të madh si prindër. Nëse ju pëlqen ta lexoni, me kënaqësi do t’ju jepja këtë kopje.»
4 Kur bisedojmë me një person të moshuar mund të themi:
◼ «Pasi të lexoj këtë koment të shkurtër, ju lutem më thoni se ç’mendoni.» E hapim librin Familja në faqen 169 dhe lexojmë dy fjalitë e para të paragrafit 17. Pastaj, kërkojmë mendimin e personit. Në varësi të përgjigjes, mund të lexojmë fragmente të tjera nga libri përpara se ta ofrojmë atë.
5 Kur shkojmë aty ku kemi lënë librin Familja, të kemi parasysh që të fillojmë një studim biblik. Mësimi 8 në broshurën Çfarë kërkon? ose kapitulli 15 në librin Njohuria, mund të jenë një argument i përshtatshëm për të filluar. Ndërkohë, le të përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit e çdo moshe që të ndërtojnë një jetë familjare të lumtur të krishterë!