BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/98 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 11/98 f. 7

Njoftime

◼ Oferta e literaturës për nëntorin: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Dhjetor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Janar: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Shkurt: Sekreti i lumturisë familjare.

◼ Kongregacionet mund të fillojnë të kërkojnë Librin vjetor të Dëshmitarëve të Jehovait 1999 në gjuhë të huaja me kërkesën e literaturës për nëntorin. Libri vjetor do të jetë në dispozicion në gjuhët: angleze, arabe, franceze, greke, gjermane, hungareze, italiane, japoneze, kineze, koreane, polake, portugeze, ruse, spanjolle dhe suedeze. Derisa të jetë në dispozicion dhe të bëhen dërgimet e literaturës, Libri vjetor do të figurojë si «Në pritje» në listat e kërkesave të kongregacionit. Librat vjetorë janë botime me kërkesë të veçantë.

◼ Vitet e fundit është bërë më e lehtë për të udhëtuar jashtë shtetit. Si rezultat, shumë nga vëllezërit tanë kanë bërë rregullime që të vizitojnë vende të tjera. Shpesh, ata kontaktojnë zyrat e degëve të Shoqatës për të kërkuar informacion. Për to është kënaqësi t’u sigurojnë atyre adresat e Sallave të Mbretërisë dhe oraret e mbledhjeve, për t’i ndihmuar në kontaktimin me kongregacionet vendase. Gjithashtu, aty mund të jepen direktiva për vizitën në zyrën e degës. Por raportet tregojnë se bëhen shumë pyetje të mëtejshme në lidhje me rregullimet për udhëtimin, hotelet, tërheqjet turistike vendase dhe çështje të ngjashme me këto. Zyrat e degëve nuk janë as të pajisura e as nuk kanë kohë për të siguruar informacion të këtij lloji. Vizitorët janë të inkurajuar të konsultohen me burime që normalisht sigurojnë informacion për turistët, siç janë: agjentët e udhëtimit ose zyrat turistike.

◼ Botime të reja në dispozicion:

Mendjehollësi mbi Shkrimet, Vëllimi 2​—Gjuha holandeze

Bibla: Fjala e Perëndisë apo e njeriut?​—Gjuha maqedonase

Sekreti i lumturisë familjare​—Gjuha amharike

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?​—Gjuha navajo

◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? (kasetë teke)​—Gjuha kineze (mandarine)

Përse të respektojmë rregullimet teokratike? (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha koreane

◼ Videokaseta të reja në dispozicion:

Bibla: Fuqia e saj në jetën tuaj​—Gjuha spanjolle

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo