BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/98 f. 5-6
  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 8/98 f. 5-6

Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 4 maj deri 24 gusht 1998. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.

[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]

Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar e vërtetë ose e rremë:

1. Vetëm pak dishepuj të Jezuit ishin dëshmitarë të faktit që ai u ringjall nga vdekja. [4, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/10 f. 14.]

2. Shpërndarja e hirit të kufomës së djegur bie në kundërshtim me Shkrimet. [2, w96 15/9 f. 30 par. 6 f. 31 par. 1.]

3. Shkrimi te Galatasve 5:26 përjashton çdo lloj sporti apo loje konkurruese për të krishterët. [9, leximi javor i Biblës; shiko yp f. 302]

4. Ringjallja për në jetën qiellore quhet «ringjallja e parë», duke qenë se është para në kohë dhe në rang. (Zbul. 20:6) [6, w96 15/10 f. 6 par. 5.]

5. Kongregacioni në Kolose mësoi në lidhje me dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë, falë predikimit të lajmit të mirë që Pavli bëri mes tyre. [13, leximi javor i Biblës; w97 15/5 f. 30.]

6. Kur apostulli Pavël deklaroi në 2. Korintasve 10:4 se «armët e luftës sonë nuk janë mishore», ai po theksonte se të krishterët nuk duhet t’u drejtohen armëve mishore të tilla si, mashtrimi, i foluri pompoz ose armëve botërore, për t’u mbrojtur kundër mësimeve të rreme. [7, leximi javor i Biblës; shiko w94 1/4 f. 12.]

7. Mbetja e të krishterëve të mirosur, e ditëve të sotme nuk do të ringjallen para të mirosurve të hershëm. [14, leximi javor i Biblës; w93 15/1 f. 5-6.]

8. Jehovai ‘jep një rrugëdalje’ duke larguar tundimin. (1. Kor. 10:13) [2, leximi javor i Biblës; shiko w97 15/1 f. 31.]

9. ‘Ikja’ për të cilën flitet te Filipianët 1:23, është e qartë se i referohet perspektivës së Pavlit për të qenë me Krishtin menjëherë pas vdekjes. [12, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/6 f. 30 par. 4.]

10. Paraja është rrënja e gjithë të këqijave. [17, leximi javor i Biblës; shiko w97 15/3 f. 20.]

Jepu përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

11. Në ç’mënyrë, disa në Korint, merrnin nga emblemat «padenjësisht», kur mblidheshin së bashku për të kremtuar Përkujtimin e vdekjes së Jezu Krishtit? (1. Kor. 11:27) [2, leximi javor i Biblës; shiko uw f. 114-115 par, 14.]

12. Çfarë çlirimi po shpërfillnin Galatasit? [9, w92 1/7 f. 21.]

13. Përse një i krishterë duhet të jetë i gatshëm të kërkojë të falur, edhe pse mund të mendojë se nuk ka bërë asgjë të gabuar? [1, w96 15/9 f. 22 par. 4, 7]

14. Çfarë janë «shigjetat e zjarrta» që sfidojnë besimin tonë? (Efes. 6:16) [11, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/1 f. 8.]

15. Çfarë ishte ‘synimi’ drejt të cilit rendte Pavli? (Filip. 3:13, 14) [12, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/3 f. 7]

16. Çfarë donte të thoshte apostulli Pavël kur tha se Ligji «u shtua për të bërë të dukshme shkeljet»? (Gal. 3:19, BR) [8, leximi javor i Biblës; shiko uw f. 147 par. 3.]

17. Te Filipianët 1:3-7, për cilën arsye i lavdëron Pavli vëllezërit dhe si mund të përfitojmë nga shembulli i tyre? [12, leximi javor i Biblës; km 11/94 f. 2.]

18. Kë përfshin në radhë të parë «sekreti i shenjtë»? (1. Tim. 3:16, BR) [16, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/6 f. 16.]

19. Kur u shkrua 2. Selanikasve? [15, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/3 f. 10 par. 3.]

20. Si arritën filipianët ta dëgjonin lajmin e mirë? [12, leximi javor i Biblës; shiko w97 15/5 f. 30]

Jep fjalën (fjalët) apo frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:

21. Sipas 2. Selanikasve (BR), dita e Jehovait nuk do të vijë, pa ardhur më parë .......... dhe pa u zbuluar ..........  . [15, leximi javor i Biblës; shiko w94 15/10]

22. Një libër i Biblës që theksoi superioritetin e Krishtit të dhënë nga Perëndia, në krahasim me filozofinë botërore, adhurimin e engjëjve dhe traditat judeje, ishte libri i .......... . [13, leximi javor i Biblës; shiko w97 15/5 f. 31.]

23. Gratë duhet të jenë .......... ndaj burrave, ashtu si kongregacioni është .......... ndaj Krishtit. [11, leximi javor i Biblës; shiko w94 1/10 f. 21 par. 5]

24. Në letrën e tij të parë drejtuar Selanikasve, Pavli e përmend .......... e Krishtit katër herë, me sa duket për shkak të interesit të këtij kongregacioni rreth këtij mësimi. [14, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/3 f. 10.]

25. Vëllezërit duhet t’i trajtojnë gratë më të moshuara në kongregacion si .......... dhe më të rejat si .......... me plot dëlirësi. [17, leximi javor i Biblës; shiko w94 1/5 f. 27.]

Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin nga pohimet e mëposhtme:

26. Të ndikuar ndoshta nga (filozofia greke; emocionet; Shkrimet Hebreje), disa në kongregacionin e krishterë thoshin se nuk ka ringjallje të të vdekurve. (1. Kor. 15:32) [4, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/11 f. 24.]

27. Letra e Pavlit drejtuar galatasve jep interpretimin e Isaisë 54:1-6, duke e identifikuar gruan e Jehovait si (Jerusalemi tokësor; Jerusalemi nga lart; Jerusalemi i Ri). (Gal. 4:21-26) [9, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/11 f. 11]

28. Perëndesha e madhe e Efesit ishte (Venusi; Artemisa; Afërdita). [10, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/11 f. 16.]

29. (Judaizuesit; Kleri i të ashtuquajturit krishterim; Babilonia e Madhe) mund të identifikohet si «njeriu i paligjshmërisë» i përmendur në 2. Selanikasve 2:3. [15, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/6 f. 12-13.]

30. Te 1. Korintasve 12:31, «një udhë shumë më e lartë» i referohet udhës (të së vërtetës; së dashurisë; së një jete të mbushur me dhurata frymore). [2, leximi javor i Biblës; shiko w92 15/7 f. 27 par. 3.]

Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:

1. Kor. 10:11, 12; 2. Kor. 4:7; 2. Kor 8:14; Filip. 4:6, 7; 2. Sel. 1:8, 9, 12.

31. Kur një person e vë shërbimin e krishterë në radhë të parë në jetën e tij, ai përjeton fuqinë e dhënë nga Perëndia. [5, leximi javor i Biblës]

32. Ne duhet t’i kushtojmë kujdes shembullit paralajmërues të izraelitëve kur ishin nën udhëheqjen e Moisiut dhe të shmangim vetëbesimin. [4, leximi javor i Biblës]

33. Dhuratat bujare nga ana e të krishterëve që kanë të ardhura të mira mund të ndihmojnë për të kompensuar nevojat e atyre që jetojnë në vende më pak të zhvilluara ekonomikisht, ndërkohë që zelli dhe qëndrueshmëria e atyre që vuajnë mund të jenë një burim gëzimi dhe inkurajimi për dhuruesit. [6, leximi javor i Biblës]

34. Ne nuk duhet ta ulim ritmin në predikimin e lajmit të mirë, sepse sipas Biblës, të gjithë njerëzit që sot janë në jetë, të cilët do të vazhdojnë të jetojnë deri në fund të këtij sistemi të lig gjërash dhe do të gjykohen si armiq të adhurimit të vërtetë, do t’i nënshtrohen shkatërrimit të përhershëm. [15, leximi javor i Biblës]

35. Jehovai jep paqe dhe qetësi të brendshme edhe gjatë situatave më sprovuese. [leximi javor i Biblës; shiko w94 1/12 f. 15.]

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo