Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Mbikëqyrësi drejtues
1 Të shërbesh si mbikëqyrës në kongregacion është një përgjegjësi serioze. (Vep. 20:28; 1. Tim. 3:1) Ky është i pari në serinë e artikujve që do të tregojnë detyrat e ndryshme të pleqve të krishterë, kështu që të gjithë ne mund të çmojmë punën e rëndësishme që ata bëjnë për dobinë tonë.
2 Shoqata e emëron mbikëqyrësin drejtues që të shërbejë për një periudhë kohe të pacaktuar. Bashkërendimi i çështjeve nga ana e tij, i ndihmon pleqtë që ti kushtojnë vëmendjen e duhur detyrave të tyre të caktuara. (Të organizuar, f. 42) Çfarë përfshin kjo?
3 Mbikëqyrësi drejtues merr postën e kongregacionit dhe pa vonuar ia kalon atë sekretarit për ta trajtuar. Në përgatitjen për mbledhjet e pleqve, mbikëqyrësi merr sugjerimet nga pleqtë mbi çështjet që kanë nevojë të diskutohen dhe përpilon rendin e ditës. Ai shërben edhe si drejtues në këto mbledhje. Kur merren vendime, ai kujdeset që kjo gjë të kryhet siç duhet. Ai mbikëqyr përgatitjen e Mbledhjes së Shërbimit dhe programin e fjalimeve publike. Ai aprovon të gjitha njoftimet që bëhen në kongregacion, autorizon pagimin e çdo shpenzimi të zakonshëm që nevojitet dhe siguron që të kryhet revizionimi tremujor i llogarisë së kongregacionit.
4 Duke qenë një mbikëqyrës drejtues, ai bashkërendon punën e Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit. Kur një student i Biblës kërkon që të pranohet si lajmëtar i papagëzuar ose kur një lajmëtar i papagëzuar dëshiron të pagëzohet, mbikëqyrësi drejtues rregullon që pleqtë të mblidhen me të. Gjithashtu, mbikëqyrësi drejtues merr drejtimin në përgatitjen për vizitën e mbikëqyrësit qarkor, në mënyrë që kongregacioni të nxjerrë plotësisht dobi nga aktiviteti i javës speciale.
5 Detyrat e mbikëqyrësit drejtues janë të shumta dhe të ndryshme. Ndërsa ai kujdeset me përulësi për përgjegjësitë e tij «me zell të vërtetë», të gjithë ne mund të bëjmë pjesën tonë duke bashkëpunuar me pleqtë. (Rom. 12:8, BR) Nëse jemi të «bindur» dhe të «nënshtruar» ndaj atyre që marrin drejtimin midis nesh, ata mund ta bëjnë punën e tyre me të vërtetë me më shumë gëzim.—Hebr. 13:17, BR.