Njoftime
◼ Oferta e literaturës për korrikun dhe gushtin: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?; A duhet të besosh në Trinitet?; Cili është qëllimi i Jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit, Frymërat e të vdekurve dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme. Shtator: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Tetor: Kopje individuale të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime.
◼ Me pesë fundjavë të plota gushti është një muaj i mirë për shumë lajmëtarë që të shërbejnë si pionierë ndihmës.
◼ Duke filluar nga shtatori, mbikëqyrësi qarkor do të mbajë fjalimin me titull «A po ecën me Perëndinë»?
◼ Botime të reja në dispozicion:
Gëzo jetën familjare (fletushka Nr. 21)—Gjuha: papiamento
Jehovai: Kush është ai? (fletushka Nr. 23)—Gjuha: angleze
Dëshmitarët e Jehovait në shekullin e njëzetë—Gjuha: armeno-lindore
Bibla: Fjala e Perëndisë apo e njeriut?—Gjuha: vietnameze
Treguesi i Botimeve Watch Tower 1997—Gjuha: angleze
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?—Gjuha: hiligaynon
Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?—Gjuha: laotiane
◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:
Albumi i Shkrimeve Hebreje: Vëllimi 2; Nga 1. Samuelit deri te Psalmet (21 kaseta)—Gjuha: italiane
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë të patundur ndaj sulmit nazist—Gjuha: rumune