Të afërmit tanë kanë nevojë ta dëgjojnë lajmin e mirë
1 Vullneti i Perëndisë është «që të gjitha llojet e njerëzve të shpëtojnë dhe të vijnë në njohjen e saktë të së vërtetës». (1. Tim. 2:4, BR) «Të gjitha llojet e njerëzve» në fakt, përfshin të gjithë të afërmit tanë. Arritja e tyre me lajmin e mirë kërkon që të jemi elastikë në prezantimet tona e të përpiqemi të dallojmë se çfarë i intereson secilit person që takojmë. (1. Kor. 9:19-23) Organizata e Jehovait ka siguruar mjetet që mund të na ndihmojnë për të arritur zemrat e atyre që janë «me të drejtë të prirur për jetën e përhershme». (Vep. 13:48, BR) Le të shohim se si mund të përdorim një llojshmëri broshurash gjatë korrikut dhe gushtit për të plotësuar nevojat frymore të të afërmve tanë.
2 Broshurat që do të prezantojmë: Të radhitura më poshtë do të gjeni sugjerime që mund të jenë të dobishme gjatë prezantimit të disa broshurave. Secili sugjerim përfshin: (1) një pyetje që nxit mendimin për të filluar një bisedë, (2) një referim se ku mund të gjenden në broshurë pikat për bisedë dhe (3) një shkrim të përshtatshëm që mund të lexohet gjatë diskutimit. Pjesën tjetër të prezantimit mund ta plotësosh me fjalët e tua, sipas përgjigjes së personit. Për shumicën e broshurave, citohet një numër i mëparshëm i Shërbimi ynë i Mbretërisë, ku mund të gjesh një prezantim edhe më të hollësishëm për broshurën.
A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
Çfarë shprese mendoni se ekziston për të ndihmuar njerëzit që kanë vuajtur nga ndonjë lloj abuzimi?—Faqet 27-28, paragrafët 23-27; Isa. 65:17, 18; km 7/97 f. 4.
Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?
Përse kaq shumë njerëz sot duken të pakënaqur nga jeta që bëjnë?—Faqet 29-30, paragrafët 2, 25-26; Psal. 145:16; km 7/96 f. 4.
Kur të vdes një njeri i dashur.
A ke menduar ndonjëherë se si të ngushëllosh dikë që ka humbur një njeri të dashur për shkak të vdekjes?—Faqe 26, paragrafët 2-5; Gjoni 5:28, 29; km 7/97 f. 4.
A duhet të besosh në Trinitet?
A është e rëndësishme për të ardhmen tonë, kuptueshmëria që kemi mbi natyrën e vërtetë të Perëndisë?—Faqe 3, paragrafët 3, 7-8; Gjoni 17:3.
3 Broshura të tjera: Shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 1998, radhit botime të tjera, duke përfshirë broshura që janë përgatitur veçanërisht për t’u dëshmuar budistëve, hinduistëve, hebrenjve dhe myslimanëve. Këto broshura mund t’u ofrohen njerëzve që takojmë sa herë të jetë e përshtatshme.
4 Një tjetër broshurë është përgatitur për të ndihmuar njerëzit që mund të jenë mjaft të arsimuar, por që dinë pak rreth Biblës. Ajo është caktuar për t’i nxitur ata që të duan të shqyrtojnë Fjalën e Perëndisë. Kur të jetë e përshtatshme mund të zgjedhësh për të ofruar broshurën e mëposhtme:
Një libër për të gjithë njerëzit.
A nuk jeni dakord se fitimi i një arsimimi të plotë përfshin edhe marrjen e njëfarë njohurie mbi atë që përmban Bibla?—Faqe 3, paragrafët 1-3 dhe faqe 30, paragrafi 2; Ekl. 12:9, 10.
5 Broshura për studimin e Biblës: Synimi ynë në shërbim duhet të jetë gjithmonë që të fillojmë një studim biblik ose në vizitën e parë, ose gjatë rivizitave pasuese. Për të arritur këtë, më poshtë kemi një broshurë që përdoret me lehtësi për të filluar dhe drejtuar studime biblike në shtëpi:
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
A e dini se vetëm brenda 30 minutash ose më pak në javë, për 16 javë mund të fitoni një kuptueshmëri bazë mbi Biblën?—Mësimi 2, paragrafi 6; 2. Tim. 3:16, 17; km 3/97 f. 4.
6 Në ilustrimin mbi Samaritanin e përzemërt, Jezui e bëri të qartë se i afërm i vërtetë është ai që ushtron dashuri dhe mirësi për të ndihmuar tjetrin që është në hall. (Luka 10:27-37) Të afërmit tanë vuajnë nga ana frymore. Ata kanë nevojë ta dëgjojnë lajmin e mirë. Le të pranojmë përgjegjësinë për ta ndarë me ta këtë lajm, duke provuar kështu se jemi dishepuj të vërtetë të Jezu Krishtit!—Mat. 24:14; Gal. 5:14.