Amerika Veriore do të mirëpresë kongreset ndërkombëtare në vitin 1998
Siç u njoftua të shtunën, më 5 tetor 1996, në mbledhjen vjetore të Shoqatës Watch Tower Bible and Tract of Pennsylvania, Trupi Udhëheqës po planifikon që të mbajë kongrese ndërkombëtare gjatë vitit 1998. Bashkë me kongreset e zakonshme krahinore, një numër kongresesh ndërkombëtare do të mbahen në Amerikën Veriore, si dhe në Afrikë, Azi, Evropë, Amerikën Latine, në zonën e Karaibeve dhe në Paqësorin Jugor.
Disa prej këtyre kongreseve të veçanta do të mbahen në Amerikën Veriore dhe nga mbarë bota do të ftohen delegatë. Gjithashtu, mund t’i paraprijmë ardhjes së misionarëve në këto kongrese ndërkombëtare. Misionarët dhe të tjerët që janë në shërbim special në vend të huaj për të paktën tre vjet dhe që janë të kualifikuar, do të ftohen për të marrë pjesë në njërin prej këtyre kongreseve, në ose pranë vendit të tyre.
Më vonë do të merret informacion i mëtejshëm në lidhje me datat, vendet, kualifikimet e delegatëve, rregullimet për delegatët e huaj, si dhe hollësi të tjera. Për një numër të kufizuar delegatësh nga Shtetet e Bashkuara, do të ekzistojë mundësia që të marrin pjesë në kongreset ndërkombëtare në vendet e tjera. Ata lajmëtarë që kanë ndër mend të plotësojnë kërkesën për zgjedhjen e delegatëve, mund të kenë dëshirë që të fillojnë të kursejnë disa prej fondeve të tyre, për t’iu paraprirë këtyre ngjarjeve të veçanta.