Njoftime
◼ Ofrimi i literaturës për marsin: Sekreti i lumturisë familjare. Prill dhe maj: Kopje të veçanta të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Për shërbimin në mesjavë dhe në territorin që mbulohet shpesh, mund të përdoret broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Qershor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Të përqendrohemi në fillimin e studimeve biblike në shtëpi.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush i caktuar prej tij, duhet të kontrollojë llogarinë e kongregacionit më 1 mars, ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të jetë bërë kjo gjë, të njoftohet kongregacioni.
◼ Këtë vit, fjalimi publik special për sezonin e Përkujtimit, në pjesën më të madhe të kongregacioneve do të prezantohet të dielën, më 6 prill. Fjalimi titullohet: «Ruajuni të pastër nga ndyrësitë e botës.» Të gjithë ne duhet të marrim pjesë dhe duhet të ndihmojmë të interesuarit, të cilët erdhën në Përkujtim, që të jenë të pranishëm në këtë fjalim. Ajo që do të dëgjojmë, do të jetë sigurisht një shkak që të ripërtërijmë vendosmërinë për t’i pëlqyer Perëndisë.
◼ Në çdo zonë, në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit ka festa botërore, gjatë të cilave nuk shkohet në shkollë apo në punët botërore. Këto përbëjnë mundësi të shkëlqyera që kongregacioni të ketë një pjesëmarrje të rritur në shërbimin në fushë. Pleqtë duhet t’u paraprijnë këtyre rasteve dhe kohë më parë të njoftojnë kongregacionin për rregullimet që po bëhen, për dëshminë në grup gjatë periudhave të festave.