BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/95 f. 2
  • Bëj gjithçka në lavdi të Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bëj gjithçka në lavdi të Perëndisë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Zbavitje shoqërore: përfitoni dobitë, shmangni grackat
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • «Gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë»
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Udha e këndshme e mikpritjes—Kaq e nevojshme!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Zbavitje e shëndetshme që na ripërtërin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 9/95 f. 2

Bëj gjithçka në lavdi të Perëndisë

1 Sa çlodhëse është të shoqërohesh me vëllezërit dhe motrat tona të dashura! (1. Kor. 16:17, 18) Ne e bëjmë këtë në mbledhje, në asamble, në kongrese dhe në shërbimin në fushë. Shoqërohemi gjithashtu në raste joformale, për shembull kur kemi mysafirë për vizitë në shtëpinë tonë. Duke bërë kështu, ne tregojmë mikpritje dhe inkurajojmë njëri-tjetrin. (Rom. 12:13; 1. Pjetr. 4:9) Kur bëhen përgatitje për festa të ndryshme, të tilla si ajo për martesë, mbaj në mendje këshillat e shkëlqyera në Kullën e Rojës të marsit 1993, faqet 27-32.

2 Raste dëfrimi të organizuara: Në çdo rast, ‘nëse hamë, nëse pimë, nëse bëjmë ndonjë gjë tjetër’ ne duhet ‘t’i bëjmë të gjitha për lavdinë e Perëndisë’. (1. Kor. 10:31-33) Nga disa kjo këshillë nuk mbahet dhe problemet vazhdojnë të zhvillohen për shkak të grumbullimeve shoqërore shumë të mëdha për t’u mbikëqyrur. Disa herë, qindra persona janë ftuar në raste të përgatitura me shumë salltanete, karakteristikë kjo e dëfrimeve botërore. Herë pas here pjesëmarrësve u kërkohet të paguajnë për hyrjen apo për shpenzime të tjera. Grumbullime të tilla u ngjajnë shumë dëfrimeve botërore, fryma e të cilave nuk është në harmoni me dinjitetin dhe parimet e Biblës.​—Rom. 13:13, 14; Efes. 5:15-20.

3 Është raportuar se grupe të mëdha Dëshmitarësh janë grumbulluar në lokale me qira ku dëfrimi nuk ka qenë i shëndetshëm përkundrazi botëror. Veprimtari të ngjashme të shpallura si fundjava e «Dëshmitarëve të Jehovait» qëndrojnë në hotele apo vende pushimi. Për shkak të vështirësisë për të mbikëqyrur në mënyrë të përshtatshme një grup të madh, janë zhvilluar probleme. Disa herë ka rezultuar me zhurma të mëdha, teprime në pije alkoolike si edhe imoralitet. (Efes. 5:3, 4) Grumbullime shoqërore ku ndeshet një sjellje e tillë nuk e nderojnë Jehovain. Përkundrazi, ato i sjellin sharje emrit të mirë të kongregacionit dhe pengojnë të tjerët.​—1. Kor. 10:23, 24, 29.

4 Të krishterët janë të inkurajuar të tregojnë mikpritje, por vëmendja duhet përqendruar në shkëmbimin e bisedave frymore. (Rom. 1:11, 12) Grumbullimet më të vogla zakonisht janë më të mira. Libri Të organizuar thotë në faqet 135-136: «Ndonjëherë, disa familje mund të jenë ftuar në një shtëpi për të qëndruar në shoqëri të krishtere. . . . Në këto raste, në mënyrë të arsyeshme, i zoti i shtëpisë duhet të ndihet personalisht përgjegjës për atë që ndodh. Me këtë në mendje, të krishterët me aftësi shquese kanë parë se është e mençur të kufizohet madhësia e këtyre grupeve dhe kohë-zgjatja e grumbullimeve.» Jezui tregoi se salltanetet nuk janë të nevojshme kur synimi ynë është që të inkurajojmë frymësisht miqtë tanë.​—Luka 10:40-42.

5 Është një gjë e mirë të tregojmë mikpritje për të bashkëkrishterët. Megjithatë ka një ndryshim të madh midis një grumbullimi modest në shtëpinë tonë dhe një feste me salltanete në një lokal me qira që pasqyron një frymë botërore. Kur fton të tjerët që të jenë mysafirët e tu, duhet të sigurohesh se ti mund të marrësh plotësisht përgjegjësinë për atë që ndodh.​—Shiko Kullën e Rojës të marsit 1993, faqet 29-32.

6 Me të vërtetë Jehovai na ka bekuar me një vëllazëri nga e cila ne marrim inkurajim freskues, që na nxit të vazhdojmë në vepra të mira. (Mat. 5:16; 1. Pjetr. 2:12) Duke treguar modesti dhe arsyetueshmëri në veprimtaritë shoqërore, do t’i sjellim gjithmonë lavdi Perëndisë tonë dhe do të jemi ndërtues për të tjerët.​—Rom. 15:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo