BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/95 f. 8
  • Vulosja që shkakton çlirim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vulosja që shkakton çlirim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Kthehu për të shpëtuar disa
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Ndiq të gjithë interesin në dobi të të tjerëve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Prezantime që sugjerohen për në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Ndiq interesin e gjetur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 5/95 f. 8

Vulosja që shkakton çlirim

1 Para ekzekutimit të gjykimit të tij të drejtë, Jehovai jep gjithmonë një paralajmërim dhe u siguron të butëve një mënyrë për të shpëtuar. Në ditët e Ezekielit kishte nga ata që psherëtinin dhe rënkonin për gjërat e neveritshme që bëheshin. Jehovai shkaktoi që persona të tillë që e meritojnë, të jenë të vulosur për çlirim. (Ezek. 9:4-6) Vepra jonë e predikimit sot ka të njëjtin qëllim. Ne mund të luajmë një rol të rëndësishëm.

2 Gjetja e personave të sinqertë është vetëm hapi i parë. Duhet të përgatitemi për të bërë rivizita. Në bazë të vizitës fillestare, duke shënuar botimet e lëna dhe subjektin e diskutuar, ne përgatitemi për rivizitën. Suksesi ynë në bërjen e rivizitës varet gjërësisht nga ajo që kemi përgatitur për të thënë dhe për të bërë kur kthehemi.

3 Pasi ke lënë revistën «Kulla e Rojës», mund të drejtosh vëmendjen mbi temën kryesore të saj:

◼ «Vëre, në kapakun e Kullës së Rojës është shkruar: ‘Lajmëron Mbretërinë e Perëndisë’. Kjo revistë unike përkrah Mbretërinë e Perëndisë si zgjidhjen e vetme të problemeve botërore. Ajo shpjegon atë që do të bëjë Mbretëria e Perëndisë kur vullneti i tij të kryhet mbi tokë. Ky është lajmi i mirë që Jezui tha se do të shpallet në të gjithë tokën.» Lexo Mateun 24:14 dhe shpjego se si mund ta marrë rregullisht Kullën e Rojës dhe ta përdorë atë për studim biblik personal.

4 Mund të preferosh që në mënyrë të thjeshtë të drejtosh vëmendjen nga vetë Bibla dhe të theksosh nevojën për ta lexuar rregullisht atë. Mund të thuash:

◼ «Duket se pothuajse të gjithë ata që njohim do t’i vlerësonin disa këshilla praktike mbi mënyrën se si mund t’i përballojmë problemet e jetës së përditshme. Ku mendoni ju se mund të gjejmë këshilla të besueshme? [Lëre të përgjigjet.] Shumë veta që e kanë mbështetur besimin e tyre në këshillat e miqve apo që kanë paguar për të pasur këshilla profesionale, kanë mbetur mjaft të zhgënjyer. Nga ana tjetër, miliona njerëz kanë gjetur Biblën si të vetmin burim këshillash që mund të besohet me të vërtetë. Bibla na udhëzon se si mund të përballojmë çdo problem që mund të ballafaqojmë. [Lexo 2. Timoteut 3:16, 17.] Megjithëse mund të keni vërejtur se e keni të vështirë për ta kuptuar Biblën, më lër t’ju tregoj se si mund ta përdorni për të hapur një thesar me këshilla të mençura.» Tregoji pronarit të shtëpisë se si mund të ketë një studim biblik në shtëpi duke përdorur një nga botimet tona të përshtatshme.

5 Me synimin për të filluar një studim biblk, mund të përdorësh librin «Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë», me këtë hyrje:

◼ «Ne e duam familjen tonë dhe dëshirojmë më të mirën për ta. Si mund të përfitojë familja juaj nga jeta në një botë si kjo?» Trego ilustrimet në faqet 156-157. Lexo një ose dy shkrime të cituara në ato faqe dhe shpjego se ato premtime i ka bërë Perëndia Jehova i cili nuk mund të gënjejë. Referoju përmbajtjes së kapitujve në faqet 5-6 dhe pyete pronarin e shtëpisë se cili subjekt i intereson më shumë atij; kalo në kapitullin që ka zgjedhur dhe trajto një ose dy paragrafë.

6 A dëshiron të ndihmosh një person tjetër që të jetë i vulosur për çlirim? Suksesi qëndron në «përmbushjen plotësisht të shërbimit tonë» duke u përgatitur mirë dhe duke ndjekur menjëherë interesin e gjetur.​—2. Tim. 4:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo