BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/94 f. 1
  • Tani është koha

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tani është koha
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i arrij synimet?
    Zgjohuni!—2010
  • T’i përdorim synimet frymore për t’i sjellë lavdi Krijuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • 12—Synimet
    Zgjohuni!—2018
  • Si t’i arrij synimet?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 10/94 f. 1

Tani është koha

1 Kur apostulli Pavël u shkroi korintasve letrën e tij të dytë, ai u kujtoi se po kryenin një punë të mirë ndihmëse në emër të bashkëbesimtarëve të tyre në Jeruzalem. Megjithatë, kishte kaluar një vit dhe ata akoma nuk e kishin plotësuar veprën që kishin filluar. Prandaj, ai i nxiti ata: «Çone në vend këtë vepër që, sikurse qetë gati ta propozoni, ashtu edhe plotësonie simbas mundësisë.»—2. Kor. 8:11, DSF.

2 Herët a vonë, secili prej nesh i ka vënë synime vetes. Mund të kemi marrë vendim për të rritur pjesëmarrjen në shërbimin në fushë, për të njohur më mirë vëllezërit tanë, për t’u kualifikuar për një privilegj shërbimi apo për të mposhtur ndonjë dobësi. Edhe pse e nisëm me një mendim të mirë, mund të mos vazhdojmë deri në fund për të arritur synimin tonë. Para se ta realizojmë atë, ndoshta mund të kalojnë javë, muaj ose edhe vite pa bërë ndonjë përparim. A nuk duhet që t’i aplikojmë vetes këshillën ‘për ta çuar në vend këtë vepër’ që kemi filluar?

3 Të arrijmë synimet tona: Të marrësh një vendim personal është një gjë, por është krejtësisht ndryshe ta mbash atë. Shtyrjet pengojnë çdo përparim. Ne duhet të marrim një vendim në mendjen tonë dhe pastaj të jemi të vendosur për ta çuar atë deri në fund pa u vonuar. Thelbësor është organizimi personal. Është e rëndësishme të rezervojmë kohën e nevojshme për ta bërë këtë detyrë dhe të sigurohemi se koha është përdorur për këtë qëllim. Është një ide e mirë të vendosim një afat dhe pastaj të ushtrojmë vetëdisiplinim për t’u siguruar se është plotësuar.

4 Kur përballojmë vështirësi në plotësimin e synimeve tona, është e lehtë të arsyetojmë: ‘Do ta lë për më vonë.’ Por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Proverbat 27:1 deklaron: «Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk e di atë që mund të sjellë një ditë.» (Dio) Dishepulli Jakov paralajmëroi që të mos jemi të tejbindur për të ardhmen, sepse «ti nuk di për të nesërmen. . . . Ai, pra, që di të bëjë mirë edhe nuk e bën, bën mëkat».—Jak. 4:13-17, Dio.

5 Me kaq shumë shqetësime dhe kërkesa të bëra nga të tjerët, synimet tona errësohen fare lehtë. Është e nevojshme një përpjekje e ndërgjegjshme, për t’i mbajtur ato të freskëta në mendje. Është një ndihmë e madhe nëse e mbajmë këtë çështje në lutjet tona. Duke u kërkuar të afërmve që të na kujtojnë dhe inkurajojnë, ne mund të ndryshojmë. Vënia e një shënimi në kalendar do të shërbejë si një kujtues për të kontrolluar përparimin tonë. Një person duhet të marrë një vendim në mendje për «të bërë ashtu siç ka vendosur në zemrën e tij».—2. Kor. 9:7, BR.

6 Muaji tetor siguron një mundësi të shkëlqyer për t’u përqendruar në synimet tona. Do të ofrojmë kopje të Kullës së Rojës. Pajtimet për këtë revistë mund të ofrohen kur gjejmë interes të sinqertë, zakonisht në rivizita. A mund të vëmë disa synime të arsyeshme për të arritur? Ç’mund të themi për përpjekjet tona për të shtuar lënien e revistave? Për shumë persona, vendimi për të bërë më shumë rivizita dhe për të filluar një studim të ri biblik, mund të jetë synim i arsyeshëm.

7 Nuk është e mençur të largohemi nga ajo që është më e rëndësishme, ndërsa «kjo botë po kalon». (1. Gjon. 2:17, BR) Privilegjet speciale dhe bekimet në shërbim të Jehovait, janë tani në dispozicion për ne. Varet nga ne të marrim përparësinë e kësaj.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo