Njoftime
◼ Ofrimi i literaturës për muajin gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat 32 faqëshe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!, Emri perëndorë është i përhershëm, «Shiqo! Çdo gjë të re krijoj», Qeveria e cila do të vendos parajsën, dhe Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Shtator: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Tetor: Revista Kulla e Rojës. Pajtimet mund të ofrohen në rivizita. SHËNIM: Kongregacionet që kanë nevojë për këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin (S(d)-14). Ju lutemi kërkoni revistat ekstra për shpërndarje në tetor.
◼ Çdo kongregacioni i është dërguar një sasi e përshtatshme formularësh për t’u përdorur gjatë vitit të shërbimit 1995. Këta formularë nuk duhet të harxhohen kot. Ata duhet të përdoren vetëm për qëllimin e tyre të caktuar.
◼ Cilido që shoqërohet me një kongregacion duhet t’i dërgojë të gjitha pajtimet e reja dhe të rinovuara për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë edhe pajtimet personale, përmes kongregacionit.
◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet në Shqipëri janë të lutura, sa më shpejtë të jetë e mundur, të dërgojnë porosinë për broshurën «Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë» për vitin 1995. Në përcaktimin e numrit të mbahet parasysh plotësimi i nevojave për gjithë vitin, si dhe numri në rritje i lajmëtarëve.
◼ Shoqata nuk e plotëson kërkesën për literaturë të bërë individualisht nga lajmëtarët. Ata që dëshirojnë një botim të veçantë mund të lajmërojnë shërbëtorin e literaturës, i cili menjëherë do ta përfshijë atë në kërkesën mujore për literaturë të kongregacionit. Mbikëqyrësi drejtues duhet të sigurojë një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore për literaturë e kongregacionit t’i dërgohet Shoqatës, kështu që të gjithë të interesuarit për të marrë literaturë personalisht, mund të lajmërojnë vëllain e caktuar për literaturën.
◼ Çdo kongregacion do të marrë tre formularë, Inventari i Literaturës (S(d)-18). Sekretari i kongregacionit duhet të takohet me shërbëtorin e literaturës në fillim të gushtit dhe të vendosin një datë për të bërë inventarin e gjendjes së literaturës së kongregacionit në fund të muajit. Duhet t’i bëhet një llogaritje aktuale gjithë literaturës gjendje dhe shumat të futen në formularin, Inventari i Literaturës. Numri total i revistave që kemi mund të merret nga shërbëtori i literaturës. Ju lutemi, postoiani origjinalin Shoqatës jo më vonë se 6 shtatori. Mbani një kopje për dosjen tuaj. Kopja e tretë mund të përdoret si një fletë pune. Inventari duhet të mbikëqyret nga sekretari dhe formulari i plotësuar duhet të kontrollohet nga mbikëqyrësi drejtues. Sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues do të firmosin formularin.
◼ Lajmëtarët që planifikojnë për të filluar shërbimin si pionierë të rregullt nga 1 shtatori 1994, duhet ta bëjnë pa vonesë.
◼ Sekretari i kongregacionit do të plotësojë raportet e shërbimit, për t’i futur në formularin (S-10) Analiza e Raportit të Kongregacionit. Ai, gjithashtu, do të udhëzojë me kujdes çdo plak apo shërbëtor ndihmës të cilët mund të ndihmojnë për të plotësuar raportin. Kjo do të sigurojë një pasqyrim të saktë të informacionit të nevojshëm, të marrë nga karta, Regjistrimi i Kongregacionit të Lajmëtarit (S-21). Formulari (S-10), Analiza e Raportit të Kongregacionit duhet të plotësohet saktësisht dhe pastër, si dhe të kontrollohet me kujdes nga komiteti i shërbimit.