BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/94 f. 8
  • Duke kultivuar interesin në rivizita

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Duke kultivuar interesin në rivizita
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Trego kujdes të vërtetë për gjithë interesin e gjetur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Imito Jehovain, duke treguar kujdes të vërtetë për të tjerët
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Të bëjmë rivizita kudo që kemi lënë broshura
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Shpall lajmin e mirë të Mbretërisë me broshura
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 8/94 f. 8

Duke kultivuar interesin në rivizita

1 Në mënyrë të përshtatshme, shërbimi është krahasuar me bujqësinë dhe rivizitat janë krahasuar me kultivimin dhe ujitjen. (Mat. 13:23; Luka 10:2; 2. Kor. 9:10) Si ‘bashkëpunëtorë të Perëndisë’, ne kemi detyrimin për të ndihmuar çdo farë të re të mugulluar që të rritet deri në pjekuri dhe të bëhet e frytshme. (1. Kor. 3:6, 9) Cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë?

2 Shpejto të rivizitosh të gjithë ata që kanë treguar interes. Rishiko regjistrimet e tua nga shtëpia në shtëpi e përcakto rivizitat dhe se çfarë do të thuash. Në përgjithësi tema e bisedës sate do të përcaktohet nga ajo që ke thënë në vizitën fillestare. Ji elastik, duke pasur në mendje mendime të tjera biblike që mund të paraqesësh. Gjithashtu është mirë të përdorësh Biblën, duke e ditur se çfarë fuqie ka ajo për të prekur zemrat.—Hebr. 4:12.

3 Nëse ke lënë broshurën «A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?», mund të fillosh duke thënë diçka të ngjashme me këtë:

◼ «Shumë njerëz të sinqertë besojnë se Perëndia do të shkatërrojë tokën, ndërsa të tjerë kanë frikë se njerëzit do ta bëjnë vetë këtë. Ti çfarë mendon? [Lëre të përgjigjet]. Bibla na thotë se Perëndia në vend se të shkatërrojë tokën, do ta pastrojë atë nga padrejtësitë, duke e bërë një vend paqësor dhe të sigurt.» Drejto vëmendjen në faqen 22 dhe lexo Proverbat 2:21, 22, që është cituar atje. Nëse tregon interes, shpjegoji rregullin e studimit biblik në shtëpi ose ofroji revistat e fundit dhe lër një takim për t’u kthyer e për të biseduar më shumë mbi botën e re të premtuar të Perëndisë.

4 Nëse ke lënë broshurën «Shiko!» mund të thuash:

◼ «Herën e kaluar ne lexuam në Bibël mbi premtimin e Perëndisë për ta bërë tokën një parajsë, ashtu si ilustrimi në kopertinën e broshurës që të lashë. Ne mund ta gëzojmë këtë bekim duke mësuar më shumë mbi vullnetin e Perëndisë dhe se si ndikon ai tek ne.» Lexo Gjonin 17:3 dhe pastaj kalo në paragrafët 52 dhe 53 të faqes 27. Bisedo shkurtimisht se përse është e nevojshme të marrim njohurinë e saktë të Fjalës së Perëndisë.

5 Kur një personi që ka prirje fetare do t’i lësh broshurën «Cili është qëllimi i jetës?» mund ta shohësh të përshtatshme të thuash:

◼ «Me siguri ti e ke bërë shumë herë lutjen e Zotërisë. Çfarë sjell ndër mend kur kërkon ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë?» Pas përgjigjes që të ka dhënë i zoti i shtëpisë, referoju paragrafëve 8 dhe 9 në faqen 26 dhe pastaj lexo Danielin 2:44. Ndoshta mund të vazhdosh bisedën duke shpjeguar se ardhja e Mbretërisë së Perëndisë do të nënkuptojë fundin e ligësive dhe vuajtjeve. Trego se nëse ne jemi të drejtë në sytë e Perëndisë, mund të gëzojmë jetën përgjithmonë në parajsë mbi këtë tokë.

6 Mos harro se rivizitë mund t’i bëhet cilitdo që ka qenë i gatshëm të dëgjojë, pavarësisht nëse ke lënë ose jo literaturë. Përpiqu të gjesh kohë disa herë çdo javë për të bërë rivizita. Jehovai do të bekojë përpjekjet e tua të kujdesshme për të kultivuar interesin e gjetur. Le të sjellë kjo fryte në lavdi të tij.—Gjoni 15:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo