Njoftime
◼ Ofrimi i literaturës për muajin qershor: Libri im i tregimeve biblike. Korrik: Një kombinim i broshurave 32 faqëshe, që kongregacioni mund t’i ketë me kohë stok. Broshurat 32 faqëshe nuk duhet të kërkohen nga Shoqata por kongregacionet duhet t’i përdorin broshura të tilla nëse i kanë tani në dispozicion. Gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat 32 faqëshe: Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!, Emri Perëndor është i përhershëm, «Shiqo!, Çdo gjë të re krijoj», Qeveria e cila do të vendosë parajsën, A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Cili është qëllimi i jetës?—Si mund ta gjesh atë? Shtator: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë. SHËNIM: Kongregacionet që kanë nevojë për këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës duke përdorur formularin (S(d)-14). Ju lutemi mos bëni kërkesë për librezat 32 faqëshe, në qoftë se nuk disponohen nga Shoqata.
◼ Mbikëqyrësi drejtues apo dikush që është caktuar nga ai, duhet të kontrollojë llogaritë e kongregacionit në 1 qershor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Pasi të jetë bërë kjo, të njoftohet kongregacioni.