Njoftime
◼ Literaturë për t’u përdorur gjatë muajit maj: Revista Kulla e Rojës si edhe çdo broshurë. Kur gjejmë interes në një rivizitë, mund të ofrojmë një pajtim. Qershor: Jeta-Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Korrik: Një kombinim i tri librezave 32 faqëshe që kongregacioni i ka stok prej kohësh. Nëse në kongregacion nuk ka mjaft libreza, një broshurë e përshtatshme mund të jetë si një mënyrë tjetër ofrimi. Librezat 32 faqëshe nuk duhet të kërkohen nga Shoqata, por kongregacioni duhet të përdorë libreza të tilla, nëse i ka këto. Gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat 32 faqëshe që vijojnë: Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!, «Shiqo! Çdo gjë të re krijoj», Emri Perëndor është i përhershëm dhe Qeveria e cila do të vendos parajsën. SHËNIM: Kongregacionet që kanë nevojë për këto botime për fushatën, duhet t’i porositin me kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin (S(d)-14). Ju lutemi mos bëni kërkesë për librezat 32 faqëshe, në qoftë se nuk disponohen nga Shoqata.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Në gjuhën shqipe: Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë (për myslimanët); Dëshmitarët e Jehovait të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën. Bullgare: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Kineze (e thjeshtë): Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh atë? Kroate: A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? (për hebrenjtë). Maqedonase: A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? (për hebrenjtë). Portugeze: Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë (për myslimanët). Rumune: A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? (për hebrenjtë). Samoane: Rinia juaj-të nxjerrim më të mirën prej saj. Serbe: Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh atë? Turke: Pse mund të besosh në Bibël (fletushka nr. 13).