Përdorimi me efektshmëri i broshurave në tetor
1 Për të shpejtuar veprën e të bërit dishepuj, organizata na ka furnizuar me bujari me shumë botime të ndryshme. Mes këtyre janë edhe broshurat që trajtojnë argumente specifike, si qëllimi i Perëndisë për tokën, Triniteti, emri i Perëndisë, qeveria e Mbretërisë dhe arsyeja për të cilën Perëndia ka lejuar ligësinë. Si mund t’i përdorësh me efektshmëri këto broshura për të ndihmuar njerëzit e territorit tënd?
2 Broshura Gëzo jetën në tokë përgjithmonë shpjegon në mënyrë të thjeshtë se si mund të fitohet jeta e përhershme në një tokë parajsore. Si mund të fillosh?
3 Mund të thuash:
◼ «A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse njerëzit mund të jetojnë përgjithmonë?» Lëre të përgjigjet. Lexo Mateu 20:28. Pastaj kalo në ilustrimet numër 65 dhe 67 dhe diskuto se çfarë kërkon Perëndia nga ne për të jetuar përgjithmonë. Nëse nuk e pranon broshurën, përse të mos i ofroni një fletushkë, si Jeta në botën e re dhe paqedashëse ose A do të mbijetojë kjo botë?
4 Sot nevoja për një qeveri të mirë është një problem që u intereson të gjithëve. Shumë njerëz pyesin veten nëse do t’ia dalë mbanë qeverisja e njeriut për të bashkuar botën. Informacione të dobishme gjenden në zërin «Qeveria», që fillon në faqen 173 të librit Të arsyetojmë.
5 Mund të pyesësh:
◼ «A është e mundur që njerëzit të ndërtojnë një qeveri që të sjellë lumturi të vërtetë?»—Lëre të përgjigjet dhe pastaj pyete:—«Çfarë na mëson historia njerëzore?» Hape Biblën tek Jeremia 10:23 ose librin Të arsyetojmë në faqen 174 dhe lexo vargje e komente të përshtatshme. Hape broshurën Qeveria në faqet 24-25 dhe shqyrto ilustrimet dhe vargjet. Shpjego se qeveria e Perëndisë do të bashkojë të gjithë njerëzimin. Nëse personi nuk e pranon broshurën, ofroji fletushkën A do të mbijetojë kjo botë?
6 Nëse në zonën tënde njerëzit kanë frikë nga kriminaliteti, hyrja që vijon mund të ngjallë interes:
7 Mund të thuash:
◼ «Shumë njerëz pyesin: ‘Nëse Perëndia është dashuri, përse atëherë e lejon ligësinë?’ A e keni bërë edhe ju këtë pyetje?»—Lëre personin të shprehet e pastaj thuaj:—«Vëreni se si na paralajmëron Proverbi 19:3 që të mos ia hedhim fajin Perëndisë për të këqijat që bëjnë njerëzit.» Pasi të kesh lexuar vargun, tërhiq vëmendjen mbi faqen 14 të broshurës «Shiko, çdo gjë të re krijoj» dhe lexo paragrafin 27. Ndoshta ke rezultat të trajtosh edhe paragrafët e pasmë.
8 Ne të gjithë mund të përdorim broshurat për t’u mësuar lajmin e mirë personave ngjashëm deleve. Mund të ndihmojmë njerëz të çdo gjendjeje për t’u shoqëruar me organizatën e Perëndisë. Është një privilegj për ne të kryejmë veprën e predikimit, duke përdorur me efektshmëri broshurat tona të vlefshme.