Kryqi—cila është pikëpamja e Biblës?
Shumë njerëz e adhurojnë kryqin dhe e konsiderojnë atë si një simbol të krishterimit. Megjithatë, çfarë thotë me të vërtetë Bibla? Çfarë tregojnë referimet shekullore mbi origjinën e kryqit? Kur çështja në lidhje me kryqin na paraqitet në veprën e predikimit, si mund të përgjigjemi? Duke ndjekur informacionet e librit Të arsyetojmë, në faqet 89-93 do të mund të ndihmojmë ata me zemër të sinqertë.
Përkufizim: Pothuajse i gjithë krishterimi tregon me termin kryq mjetin mbi të cilin u vu të vdiste Jezu Krishti. Kjo fjalë rrjedh nga latinishtja, crux.
Përse botimet e Watch Tower e paraqesin Jezuin mbi një shtyllë me duart sipër kokës, në vend se mbi kryqin tradicional?
Fjala greke e përkthyer «kryq» në shumë përkthime biblike moderne («shtyllë mundimesh», NW) është stauròs. Në greqishten klasike kjo fjalë tregon thjesht një shtyllë vertikale. Më vonë filloi të përdorej edhe për të treguar një shtyllë ekzekutimi me një krah të tërthortë. Një fjalor biblik na jep veprim, duke thënë: «Fjala greke për kryq, [stauròs], nënkuptonte pikërisht një shtyllë vertikale, ose një element të një gardhi me hunj, në të cilin mund të varej çdo gjë, ose mund të përdorej për të rrethuar një copë tokë. . . . Edhe në mes të romakëve duket se crux (prej nga rrjedh kryqi ynë) të ketë qenë në fillim një shtyllë vertikale.»—The Imperial Bible Dictionary, nën kujdesin e P. Fairbairn, Londër, 1874, Vëll. I, f. 376.
Çfarë të themi për mjetin që u përdor për të ekzekutuar me vdekje Birin e Perëndisë? Është interesant fakti që Bibla përdor edhe termin xỳlon për të identifikuar mjetin e përdorur. Fjalori i ilustruar greqisht-italisht i Lidellit e Skotit na jep këtë përkufizim: «Dru i prerë dhe gati për t’u përdorur, gjithashtu dru për t’u djegur, si dhe dërrasa për të ndërtuar, . . . copë druri, trung, tra, shtyllë, . . . bastun, topuz, kopaçe, . . . aks ose tra në të cilin ishin lidhur keqbërësit, Kryqi, N.T. . . . prej druri të gjallë, bimë, pemë.» (Le Monnier, 1975, f. 875) Për të ilustruar kuptimin e fjalës «Kryq», edicioni anglez i këtij fjalori, më i zgjeruar, citon Veprat 5:30 dhe 10:39. Pra, në këto vargje, xỳlon është përkthyer «dru» nga La Bibbia Concordata; La Sacra Bibbia, Diodati; La Sacra Bibbia, Edizioni Paoline; La Sacra Bibbia, Mariani; La Bibbia, Nardoni dhe e përkthyer «pemë» nga King James Version e Revised Standard Version.—Krahaso këto nënkuptime me Galatasve 3:13; Ligji i përtërirë 21:22, 23; shiko edhe shënimin tek Veprat 5:30 në përkthimin La Bibbia di Gerusaleme.
Libri The Non-Christian Cross (J. D. Parsons, Londër, 1896), thotë: Në asnjërin prej shkrimeve të shumta që formojnë Besëlidhjen e Re nuk eksiston as edhe një shprehje e vetme që, në greqishten origjinale, të ndërtojë edhe një provë të drejtëpërdrejtë që staurosi i përdorur në rastin e Jezuit të ishte diçka tjetër, përveç një stauros i zakonshëm; aq më pak që të konsistonte jo në një copë të vetme druri, por në dy të gozhduara së bashku në formë kryqi. . . . Jo më pak mashtrues nga ana e mësuesve tanë është përkthimi i termit stauros në «kryq» për të kthyer dokumentet greke të Kishës në gjuhën tonë dhe mbështetja e një veprimi të tillë duke futur «kryqin» në fjalorët tanë si domethënie të staurosit pa shpjeguar mirë që kjo nuk ishte fare domethënia kryesore e termit në epokën e Apostujve, nuk u bë domethënia kryesore veçse shumë kohë më vonë dhe u bë i tillë, ndoshta vetëm sepse, krahas mungesës së provave të mëtejshme, për një arsye ose tjetrën mendohej që staurosi i veçantë mbi të cilin u ekzekutua me vdekje Jezui të kishte atë formë të veçantë.»—Faqet 23, 24; shiko gjithashtu The Companion Bible, Londër, 1885, Shtojca n. 162.
Pra, pesha e fakteve të qarta tregon që Jezui vdiq mbi një shtyllë vertikale dhe jo mbi kryqin tradicional.
Cilat janë origjinat historike të kryqit të krishterimit?
«Objekte të shumta të shënuara me kryqe të vizatimeve të ndryshme dhe që i përkasin periudhave shumë më të hershme nga era e krishtere janë gjetur pothuajse në çdo pjesë të botës antike. India, Siria, Persia dhe Egjipti të gjithë na kanë furnizuar me shembuj të panumërt . . . Përdorimi i kryqit në kohët e parakrishtere si simbol fetar dhe në mes të popujve ndoshta mund të konsiderohet pothuajse e përgjithshme dhe në shumë e shumë raste ishte lidhur me ndonjë formë të adhurimit të natyrës.»—Encyclopœdia Britannica (1946), Vëll. 6, f. 753.
Forma e [kryqit me dy krahë] e pati origjinën në Kaldean e lashtë dhe përdorej si simbol i perëndisë Tamuz (pasi shkronja e parë e emrit të tij kishte formën e Taut mistik) aty dhe në vendet që e kufizonin, duke përfshirë dhe Egjiptin. Nga mesi i shekullit III e.s., kishat tashmë ishin shmangur nga disa doktrina të besimit të krishterë ose i kishin lënë pas dore. Për të rritur prestigjin e sistemeve fetare që kishin devijuar, paganët priteshin nëpër kisha, pavarësisht nga rilindja me anë të besimit dhe në një masë të gjerë atyre u lejohej të mbanin shenjat dhe simbolet e tyre pagane. Prandaj, Tau apo T, në formën e tij më të shpeshtë, me copën në kryq të ulur, u adoptua si simbol i kryqit të Krishtit.»—An Expository Dictionary of New Testament Words (Fjalori shpjegues i fjalëve të Besëlidhjes së Re) i W.E.Vine, Londër, 1962, f. 256.
«Është e çuditshme, por edhe e qartë, që në epoka shumë më të vjetra se lindja e Krishtit dhe më pas, në vendet ku nuk kishin arritur mësimet e kishës, Kryqi të jetë përdorur si simbol i shenjtë. . . . Greku Bak, tiri Tamuz, kaldeu Bel dhe norvegjezi Odin të gjithë simbolizoheshin nga devotët e tyre me anë të një objekti në formë kryqi.»—The Cross in Ritual, Architecture, and Art (Ritet e Kryqit, Arkitekturë dhe Art) i G. S. Tyack, Londër, 1900, faq. 1.
«Kryqi në formën ‘crux ansata’ . . . mbahej në dorë nga priftërinjtë dhe nga mbretërit kryepriftër egjiptianë si simbol i autoritetit të tyre priftëror të perëndisë-diell dhe quhej ‘shenja e jetës’.»—The Worship of the Dead, e J. Garnier, Londër, 1904, faq. 226.
«Figura të ndryshme kryqesh gjenden gjithandej mbi monumentet dhe mbi varret e egjiptianëve dhe janë konsideruar prej shumë ekspertëve si simbole të falusit [përfaqësim i organit seksual mashkullor] ose të bashkimit seksual. . . . Në varret egjiptiane kryqi ansata [kryq i përshkuar nga një rreth ose mbajtje] ndodhet pranë falusit.»—A Short Histori of Sex-Worship, e H. Kutnerit, Londër, 1940, faqet 16, 17; gjithashtu shiko The Non-Christian Cross, fq. 183.
«Këto kryqe përdoreshin si simbole të perëndisë-diell të babilonisë, , dhe shihen për herë të parë mbi një monedhë të Jul Çesarit, 100-44 p.e.s. dhe pastaj mbi një monedhë të prerë nga trashëgimtari i Çesarit (Augusti), 20 p.e.s. Mbi monedhat e Kostantinit simboli më i dendur është P ; por përdoret i njëjti simbol pa rrethin përqark dhe me katër krahë vertikalë dhe horizontalë të barabartë; dhe ky ishte simboli veçanërisht i adhuruar si ‘disku diellor’. Duhet të themi se Kostantini ishte një adhurues i perëndisë-diell dhe nuk hyri në ‘Kishë’ që prej një çerek shekulli pasi kishte parë një kryq të tillë në qiej.»—The Companion Bible, Shtojca n. 162; gjithashtu shiko The Non-Christian Cross, faqet 133-141.
A është biblik nderimi i thellë i kryqit?
1. Korintasve 10:14: «Prandaj, të dashurit e mi, ikni nga idhujtaria.» (Një idhull është një shëmbëlltyrë ose simbol që është objekt devotshmërie intensive, nderimi të thellë ose adhurimi).
Të Dalët 20:4, 5, NW: «Nuk duhet t’i bësh vetes shëmbëlltyra të gdhendura ose formë të ngjashme të asnjë gjëje që është lart në qiej apo që është poshtë mbi tokë ose që ndodhet në ujërat poshtë tokës. Nuk duhet të përkulesh përpara tyre e as të nxitesh për t’u shërbyer atyre.» (Vërehet se Perëndia ndaloi gjithashtu edhe bërjen e shëmbëlltyrave përpara të cilave përkulesh).
Është interesante ajo që thotë një enciklopedi katolike: «Përfaqësimi i vdekjes shpërblyese të Krishtit në Golgotë nuk duket në artin simbolik të shekujve të parë të krishterë. Të krishterët e parë, të ndikuar nga ndalimi i shëmbëlltyrave të gdhendura që përmban Testamenti i Vjetër, ngurronin të paraqisnin deri mjetin e Pasionit të Zotërisë.»—New Chatolic Encyclopedia (1967), Vëll. IV, faq. 486.
Në lidhje me të krishterët e shekullit të I një libër thotë: «Nuk përdorej as kryqi dhe asnjë formë e paraqitjes materiale të kryqit.»—History of the Christian Church, e J. F. Hurstit, New York, 1897, Vell. I, faq. 366.
A ka ndryshim nëse ndonjë është i devotshëm ndaj kryqit por nuk e adhuron?
Çfarë do të ndjenit nëse ndonjë mikun tuaj shumë të dashur e kanë vrarë në bazë të akuzave të rreme? A do të bënit një kopje të mjetit me të cilin e kanë vrarë? Do ta konsideronit një send të dashur apo do ta urrenit?
Në Izraelin e vjetër, judenjtë jobesnikë qanin për vdekjen e perëndisë së rremë Tamuz. Jehovai u tha se ajo që bënin ishte «e urryer». (Ezekieli 8:13, 14) Historia tregon se Tamuzi ishte një perëndi babilonas, simbol i të cilit ishte kryqi. Që nga fillimi i tij deri në ditët e Nimrodit, Babilonia qe armike e Jehovait dhe e adhurimit të vërtetë. (Zanaf. 10:8-10; Jeremia 50:29) Pra, kush ka devotshmëri ndaj kryqit nderon një simbol të një kulti që kundërshton Perëndinë e vërtetë.
Siç lexojmë tek Ezekieli 8:17, judenjtë apostatë gjithashtu «shtrinin lastarin në hundën e Jehovait». Ai e përcaktoi «të urryer» dhe «fyese» atë që po bënin. Përse? Ky «lastar», shpjegojnë disa komentues, ishte një përfaqësim i organit seksual mashkullor, i përdorur në adhurimin falus. Pra, si duhet ta konsiderojë Jehovai përdorimin e kryqit, i cili, siç u pa, merrte pjesë në antikitet si simbol në kultet falus?