BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 5 f. 13
  • Davidi përballë Goliadit—A ka ndodhur vërtet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Davidi përballë Goliadit—A ka ndodhur vërtet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Material i ngjashëm
  • «Beteja i përket Jehovait»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Mposhti një gjigant
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Davidi dhe Goliadi
    Libri im i tregimeve biblike
  • Goliadi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 5 f. 13
Ultësira e Elahut

Lugina e Elahut

Davidi përballë Goliadit​—A ka ndodhur vërtet?

Disa vrasin mendjen nëse tregimi për Davidin dhe Goliadin është histori e vërtetë apo përrallë. Të lindën dyshime të tilla teksa lexoje artikullin e mëparshëm? Nëse po, të lutemi, shqyrto këto tri pyetje.

1 | A mund të jetë një burrë rreth 2,9 metra i gjatë?

Model i zvogëluar i Goliadit gjigant krahasuar me një ushtar me gjatësi mesatare

Bibla thotë se Goliadi «ishte i gjatë gjashtë kute e një pëllëmbë». (1 Samuelit 17:4) Kuti ishte 44,5 centimetra dhe pëllëmba 22,2 centimetra. Pra, gjithsej ishte rreth 2,9 metra. Disa këmbëngulin se Goliadi nuk mund të ketë qenë kaq i gjatë. Por mendo pak: në ditët e sotme, njeriu më i gjatë që është dokumentuar, ishte mbi 2,7 metra. A është e pamundur që Goliadi të ketë qenë pak a shumë 20 centimetra më i gjatë? Ai vinte nga fisi i Refaimit, që shquheshin për përmasat e pazakonta. Një dokument egjiptian i shekullit të 13-të p.e.s. thotë se disa luftëtarë të frikshëm në zonën e Kanaanit ishin mbi 2,4 metra. Prandaj, gjatësia e Goliadit, edhe pse e pazakontë, zor se ishte e pamundur.

2 | A ka ekzistuar vërtet Davidi?

Para ca kohësh studiuesit u përpoqën ta klasifikonin mbretin David te personazhet mitike, por nuk ia kanë dalë dot. Arkeologët kanë zbuluar një mbishkrim të lashtë ku përmendet «shtëpia e Davidit». Për më tepër, Jezu Krishti foli për Davidin si person real. (Mateu 12:3; 22:43-45) Prejardhja e Jezuit si Mesia mbështetet nga dy linja gjenealogjike të hollësishme që tregojnë se ai erdhi nga mbreti David. (Mateu 1:6-16; Luka 3:23-31) Pra, është e qartë se Davidi ka ekzistuar vërtet.

3 | A ekziston vendi ku u zhvillua kjo ngjarje?

Bibla thotë se beteja u bë në ultësirën e Elahut. Por, tregimi bëhet edhe më specifik kur thotë se filistinët kishin fushuar në anë të kodrës diku midis qyteteve të Sokohut dhe të Azekahut. Izraelitët ishin vendosur në faqen e kodrës përballë tyre në anën tjetër të luginës. A janë reale këto vende?

Shih çfarë tregon dikush që e ka vizituar kohët e fundit këtë rajon: «Ciceroni, që nuk ishte besimtar, na çoi në ultësirën e Elahut. Iu ngjitëm një shtegu që na çoi në majë të kodrës. Ndërsa shihnim poshtë në luginë, na tha të lexonim vargjet e 1 Samuelit 17:1-3. Pastaj bëri me gisht nga lugina dhe tha: ‘Atje, në të majtën tuaj, shtrihen rrënojat e Sokohut.’ Pastaj u kthye dhe vazhdoi: ‘Kurse andej, në të djathtën tuaj, gjenden rrënojat e Azekahut. Filistinët fushuan midis këtyre qyteteve, diku në faqen e kodrës përballë jush. Prandaj këtu ku jemi ne, fushuan izraelitët.’ Imagjinova Saulin dhe Davidin duke qëndruar pikërisht aty ku isha unë. Më pas zbritëm dhe në luginë kapërcyem një shtrat lumi, kryesisht të tharë, plot me gurë. S’kishte si të mos e imagjinoja Davidin duke u përkulur për të mbledhur pesë gurë të lëmuar, me një prej të cilëve vrau Goliadin.» Këtij vizitori, ashtu si shumë prej nesh, i bënë shumë përshtypje hollësitë autentike të dokumentuara në Bibël.

Nuk ka arsye të vlefshme të dyshojmë për vërtetësinë e këtij tregimi historik. Njerëzit dhe vendet e përmendura aty kanë ekzistuar vërtet. Ç’është më e rëndësishme, ai është pjesë e Fjalës së frymëzuar të Perëndisë, domethënë vjen nga Perëndia i së vërtetës, Ai që «nuk mund të gënjejë».​—Titit 1:2; 2 Timoteut 3:16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo