Përmbajtja
3 A është shërbimi yt si vesa?
30 MAJ, 2016–5 QERSHOR, 2016
5 Besimi i patundur sjell miratimin e Perëndisë
Ky artikull nxjerr në pah se çfarë i motivoi Jefteun dhe të bijën të jetonin sipas parimeve të Perëndisë, me gjithë sprovat që hasën. Tregon edhe pse ia vlen çdo sakrificë për të fituar miratimin e Perëndisë.
10 A po e përdor me mençuri imagjinatën?
6-12 QERSHOR, 2016
13 «Lejoni që qëndrueshmëria ta kryejë plotësisht punën e saj»
Që të marrim dhuratën e jetës së përhershme, duhet të qëndrojmë deri në fund. Në këtë artikull shqyrtohen katër gjëra që do të na ndihmojnë të tregojmë qëndrueshmëri dhe tre shembuj të atyre që qëndruan pa u dorëzuar. Gjithashtu shpjegohet çfarë pune duhet të kryejë plotësisht qëndrueshmëria te secili nga ne.
13-19 QERSHOR, 2016
18 Pse duhet të mblidhemi bashkë për të adhuruar?
Gjithë të krishterët hasin pengesa që mund t’ua bëjnë të vështirë të ndjekin mbledhjet e kongregacionit. Për të na motivuar që t’i kapërcejmë këto pengesa, artikulli shqyrton si ndikon pjesëmarrja jonë në mbledhje te ne vetë, te të tjerët dhe te Perëndia Jehova.
23 Jetëshkrim—Ish-murgeshat bëhen vërtet motra në besim
20-26 QERSHOR, 2016
27 Të mbajmë asnjanësinë mes një bote të përçarë
Ndërsa qeverive njerëzore po u vjen fundi, mund të presim që të bëhen gjithnjë e më pak tolerante ndaj qëndrimit tonë asnjanës. Në këtë artikull do të shohim katër çelësa që mund të na ndihmojnë të mbajmë asnjanësinë dhe të mos bëjmë kompromis.