BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/11 f. 4-5
  • Pikëpamja e Zotit për luftën në lashtësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pikëpamja e Zotit për luftën në lashtësi
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Pikëpamja e Zotit për luftën në shekullin e parë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Pse Perëndia luftoi kundër kananitëve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Pikëpamja e Zotit për luftën sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Pse sot nuk luftojmë si izraelitët në lashtësi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/11 f. 4-5

TEMA KRYESORE | ÇFARË MENDON ZOTI PËR LUFTËN?

Pikëpamja e Zotit për luftën në lashtësi

Ujërat e Detit të Kuq fillojnë të mbulojnë faraonin dhe ushtrinë e tij

Njerëzit po vuanin nën darën e shtypjes. Ata i luteshin vazhdimisht Zotit për shpëtim, por nuk morën përgjigje, të paktën jo menjëherë. Bëhet fjalë për izraelitët, popullin e Perëndisë në lashtësi. Ata po i shtypte kombi i fuqishëm i Egjiptit. (Dalja 1:13, 14) Izraelitët pritën për vite të tëra që Zoti t’i jepte fund tiranisë egjiptiane. Dhe erdhi koha e caktuar që Perëndia të ndërhynte. (Dalja 3:7-10) Bibla tregon se ai vetë luftoi kundër egjiptianëve. E sulmoi Egjiptin me një sërë plagësh shkatërrimtare dhe më pas shpartalloi mbretin e Egjiptit dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq. (Psalmi 136:15) Perëndia Jehova tregoi se ishte «luftëtar i fortë» për popullin e tij.​—Dalja 15:3, 4, Kristoforidhi.

Fakti që vetë Zoti luftoi kundër egjiptianëve tregon se ai nuk është kundër çdo lufte. Në raste të tjera, ka autorizuar popullin e tij, Izraelin, që të luftonin. Për shembull, i urdhëroi të luftonin me kananitët, që ishin tmerrësisht të ligj. (Ligji i përtërirë 9:5; 20:17, 18) Ai udhëzoi mbretin David të Izraelit që të luftonte kundër shtypjes së filistinëve. Madje, Perëndia i dha Davidit një strategji sulmi që e çoi drejt fitores.​—2 Samuelit 5:17-25.

Këto histori biblike tregojnë se, kur izraelitët i kërcënonin disa forma ligësie e shtypjeje, Zoti autorizonte popullin të luftonte për t’u mbrojtur dhe për të ruajtur adhurimin e pastër. Por le të shohim tri aspekte kryesore për këto luftëra të urdhëruara nga Perëndia.

  1. VETËM ZOTI VENDOSTE KUSH DO TË LUFTONTE. Njëherë, Zoti u tha izraelitëve: «Në këtë rast nuk keni nevojë të luftoni.» Pse? Vetë Perëndia do të luftonte për ta. (2 Kronikave 20:17; 32:7, 8) Ai e bëri këtë shumë herë, si në rastin që përmendet në fillim të këtij artikulli. Herë të tjera e urdhëroi popullin e tij të Izraelit të lashtë të merrnin pjesë në luftëra që i miratonte, domethënë në luftërat për të marrë e për të mbrojtur Tokën e tyre të Premtuar.​—Ligji i përtërirë 7:1, 2; Josiu 10:40.

  2. VETËM ZOTI VENDOSTE KUR DO TË BËHEJ LUFTA. Shërbëtorët e Perëndisë duhej të pritnin me durim kohën e tij të caktuar që të luftonin kundër shtypjes e ligësisë që i rrethonte. Ndërkohë, nuk duhej të luftonin me nismën e tyre. Kur luftonin me kokën e vet, humbnin miratimin hyjnor. Ç’është e vërteta, Bibla tregon se, sa herë që izraelitët guxonin të luftonin pa lejen e Zotit, pasojat shpesh ishin katastrofike.a

  3. Rahaba dhe familja e saj në mes të rrënojave të Jerikosë

    Ndonëse autorizoi luftën kundër kananitëve, Zoti shpëtoi disa prej tyre, si Rahabën dhe familjen e saj

    ZOTI NUK KËNAQET ME VDEKJEN E NJERËZVE, EDHE KUR JANË TË LIGJ. Perëndia Jehova është Burimi i jetës dhe Krijuesi i njerëzimit. (Psalmi 36:9) Prandaj, ai nuk do që t’i shohë njerëzit të vdesin. Por mjerisht, ka nga ata që me ligësi kurdisin plane që të shtypin e madje të vrasin të tjerë. (Psalmi 37:12, 14) Për ta ndaluar këtë ligësi, herë pas here Zoti ka autorizuar luftën kundër të ligjve. E prapëseprapë, gjatë viteve që i udhëzonte izraelitët të luftonin, ishte «i mëshirshëm» e ‘nuk zemërohej shpejt’ me shtypësit e tyre. (Psalmi 86:15) Për shembull, ai i udhëzoi izraelitët që, para se të luftonin kundër një qyteti, ‘të njoftonin kushtet për paqe’ për t’u dhënë banorëve mundësi të ndryshonin udhë e kështu të shmangej lufta. (Ligji i përtërirë 20:10-13) Kështu, Perëndia tregoi se ‘nuk kënaqet me vdekjen e të ligut, por që i ligu të kthejë rrugë e të jetojë akoma’.—Ezekieli 33:11, 14-16.b

Nga sa u tha më lart kuptojmë se në lashtësi Perëndia e shihte luftën si diçka me vend për t’u dhënë fund formave të ndryshme të shtypjes e të ligësisë. Mirëpo, të drejtën për të vendosur se kur do të bëhej lufta dhe kush do të luftonte, e kishte Perëndia, jo njerëzit. Por a po priste Zoti me padurim të luftonte, i etur për gjakderdhje? Kurrsesi! Ai e urren dhunën. (Psalmi 11:5) A ndryshoi pikëpamje Zoti për luftën kur Biri i tij, Jezu Krishti, filloi shërbimin në shekullin e parë?

a Për shembull, në një rast izraelitët pësuan disfatë kur luftuan me amalekitët e kananitët, edhe pse Zoti i kishte urdhëruar të mos e bënin. (Numrat 14:41-45) Shumë vjet më vonë, Josia, mbreti besnik, mori pjesë në një betejë pa miratimin hyjnor dhe ai veprim i nxituar i kushtoi jetën.​—2 Kronikave 35:20-24.

b Në rastin e kananitëve, izraelitët nuk njoftuan kushtet për paqe para se të luftonin kundër tyre. Pse? Sepse atyre u ishin lënë 400 vjet për të ndryshuar udhë. Kur izraelitët erdhën të luftonin me ta, ligësia e kananitëve si komb tashmë kishte arritur kulmin. (Zanafilla 15:13-16) Prandaj duheshin shfarosur si popull. Sidoqoftë, disa individë ndryshuan, ndaj iu kursye jeta.​—Josiu 6:25; 9:3-27.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo