BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/6 f. 6-7
  • Shkenca ka kufizime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkenca ka kufizime
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Si ndikon shkenca në jetën tënde?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Si erdhi në ekzistencë universi dhe jeta?
    Zgjohuni!—2002
  • Pajtimi i shkencës me fenë
    Zgjohuni!—2002
  • Çfarë mendojnë Dëshmitarët e Jehovait për shkencën?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/6 f. 6-7
Shkencëtare në laborator

TEMA KRYESORE | A E KA ZËVENDËSUAR SHKENCA BIBLËN?

Shkenca ka kufizime

Kohët e fundit po qarkullojnë disa libra që flasin për pikëpamjet e të ashtuquajturve ateistë të rinj. Këto botime kanë tërhequr goxha vëmendje e kanë ngjallur jo pak diskutime e debate. Për këtë, shkencëtari neurolog Dejvid Igëllmen shkroi se disa shkencëtarë të lënë përshtypjen se kanë përgjigjen e çdo pyetjeje. Më pas shtoi: «Mirëpo, një shkencëtar i mirë është gjithmonë mendjehapur, sidomos kur mendojmë se historia e shkencës ka qenë plot surpriza.»

Astronom duke përdorur teleskopin

Përgjatë epokave shkencëtarë të zotë kanë bërë zbulime vërtet mbresëlënëse teksa kërkonin përgjigje për pyetje pështjelluese rreth natyrës. Ama, disa kanë bërë edhe gabime të mëdha. Për shembull, Isak Njutoni ishte ndër shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Ai zbuloi se si forca e gravitetit i mban të bashkuara si një trup i vetëm planetët, yjet e galaktikat. Gjithashtu, shpiku logaritmet, një degë e matematikës që përdoret në projektimin e kompjuterëve, në udhëtimet në hapësirë e në fizikën bërthamore. Mirëpo, Njutoni studioi edhe alkiminë, një pseudoshkencë që me anë të astrologjisë e të formulave magjike përpiqej t’i kthente në ar plumbin e materiale të tjera.

Mbi 1.500 vjet para Njutonit, astronomi grek Ptoleme e vrojtonte qiellin me sy të lirë. I gjurmonte planetët në qiellin e natës dhe ishte i zoti të bënte harta. Por besonte se toka ishte qendra e gjithçkaje. Astrofizikani Karl Segan shkroi për Ptolemeun: «Pikëpamja e tij se Toka është në qendër të universit u besua për 1.500 vjet, një përkujtues se inteligjenca njerëzore nuk garanton se nuk bëhen gabime trashanike.»

Shkencëtare duke lexuar Biblën

Sot shkencëtarët përballen me sfida të ngjashme. A do të gjejnë ndonjëherë një shpjegim të plotë për universin? Edhe pse shkenca ka meritat e saj dhe na ka sjellë dobi, është e rëndësishme të pranojmë se ka edhe kufizime. Fizikani Pol Dejvis vërejti: «Përpjekjet për të gjetur një formulë që jep një shpjegim të plotë e logjik për çdo gjë në univers, do të dështojnë se s’bën.» Këto fjalë nxjerrin në pah një të vërtetë të pamohueshme: njerëzit nuk mund ta kuptojnë dot plotësisht botën fizike. Prandaj është e mençur të mos besojmë verbërisht se shkenca është e aftë të gjejë një shpjegim për gjithësinë.

Është e qartë, Bibla na ndihmon në mënyra që shkenca nuk mundet

Bibla thotë për mrekullitë e natyrës: «E pra, këto s’janë veç thekët e udhëve të [Zotit]. Ne dëgjojmë veç pëshpërimën e zërit të tij.» (Jobi 26:14) Ka ende një sasi marramendëse njohurie përtej aftësisë së njerëzve për ta kuptuar. Fjalët që përdori apostulli Pavël para 2.000 vjetësh janë ende të vërteta sot: «O thellësi e pasurisë, e mençurisë dhe e njohurisë së Perëndisë! Sa të pahetueshme janë gjykimet e tij dhe sa të pagjurmueshme janë udhët e tij!»​—Romakëve 11:33.

Ndihmë që nuk na e jep dot shkenca

Shkenca na ndihmon të njohim botën fizike, kurse Bibla siguron parime dhe udhëheqje që na ndihmojnë të gëzojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin e të kemi një jetë më të lumtur. Le të shohim disa shembuj.

  • Shenjë stop me anë të dorës

    Parandalimi i krimeve

    Ki respekt për jetën

    «Mos vrit.»​—Dalja 20:13.

    «Kush urren vëllanë e tij është vrasës.»​—1 Gjonit 3:15.

    Ji paqësor

    «Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe ndiqe.»​—Psalmi 34:14.

    «Fryti i drejtësisë mbillet kur ka paqe në dobi të atyre që bëjnë paqe.»​—Jakovi 3:18.

    Shmang dhunën

    «Jehovai heton edhe të drejtin, edhe të ligun. Atë që do dhunën, shpirti i Tij e urren.»​—Psalmi 11:5.

    «Mos e ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga udhët e tij. Sepse njeriu hileqar është i pështirë për Jehovain.»​—Proverbat 3:31, 32.

  • Familje

    Lumturia familjare

    Bindju prindërve

    «Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj në unitet me Zotërinë, sepse kjo është e drejtë: ‘Ndero atin dhe nënën tënde’, që është urdhërimi i parë me premtimin: ‘Që të të vejë mbarë dhe të jetosh gjatë në tokë.’»​—Efesianëve 6:1-3.

    Mësoji fëmijët si duhet

    «Mos i acaroni fëmijët tuaj, por vazhdoni t’i rritni në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait.»​—Efesianëve 6:4.

    «Mos i pezmatoni fëmijët tuaj, që të mos i lëshojë zemra.»​—Kolosianëve 3:21.

    Duaje dhe respektoje bashkëshortin

    «Secili nga ju ta dojë gruan si veten, dhe gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin e saj.»​—Efesianëve 5:33.

  • Pemë

    Mbrojtja e natyrës

    Bibla thoshte për ndotjen e mjedisit në Izraelin e lashtë: «Toka është ndotur nën këmbët e banorëve të vet. . . . Ata që banojnë në të quhen fajtorë.» (Isaia 24:5, 6) Të ligjtë që shkatërrojnë mjedisin do t’i japin llogari Perëndisë. Ai ‘do të rrënojë ata që rrënojnë tokën’. (Zbulesa 11:18) Ata nuk do t’ia hedhin paq.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo