BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/5 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë do të ndodhë Ditën e Gjykimit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Dita e Gjyqit dhe pas saj
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Çfarë është Dita e Gjykimit?
    Zgjohuni!—2010
  • Çfarë është Dita e Gjykimit?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/5 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Çfarë është Dita e Gjykimit?

Një familje e lumtur, e ribashkuar pas ringjalljes gjatë mijëvjeçarit

Pse dita e gjykimit do të jetë një kohë e gëzuar?

Në kohët biblike Zoti i dha popullit të tij gjykatës që të mos vuanin nga padrejtësitë. (Gjykatësit 2:18) Bibla e përshkruan Ditën e Gjykimit që do të vijë si një kohë të gëzuar, sepse Jehovai, Gjykatësi i gjithë tokës, do t’u japë fund padrejtësive.—Lexo Psalmin 96:12, 13; Isainë 26:9.

Perëndia ka caktuar Jezuin që t’i trajtojë me drejtësi si të gjallët, edhe të vdekurit. (Veprat 10:42; 17:31) Mjaft veta kanë vdekur pa e njohur Zotin. Gjatë Ditës së Gjykimit Jezui do t’i kthejë në jetë këta që t’u jepet mundësia ta njohin e ta duan Perëndinë e vërtetë.—Lexo Veprat 24:15.

Pse Dita e Gjykimit do të zgjatë një mijë vjet?

Të vdekurit do të ringjallen gjatë një mijë vjetëve. (Zbulesa 20:4, 12) Ata do të kenë nevojë për kohë që të mësojnë udhët e Zotit dhe t’i binden. Ndryshe nga ç’mendohet gjerësisht, Bibla tregon se njerëzit do të gjykohen në bazë të asaj që do të bëjnë pas ringjalljes.—Lexo Romakëve 6:7.

Bibla flet edhe për një ditë gjykimi që do të vijë papritur, para se të fillojnë një mijë vjetët. Ajo quhet edhe fundi, siç shpjegohet në serinë e kësaj reviste. Atë ditë Zoti do të shfarosë tërë të paperëndishmit, ose të ligjtë. (2 Pjetrit 3:7) Prandaj duhet të bëjmë çmos ta tregojmë qartë dashurinë për Zotin.—Lexo 2 Pjetrit 3:9, 13.

Për më shumë informacion, shih faqen 213 të këtij libri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet edhe në www.jw.org/​sq

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo