BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/1 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Kafshët
    Zgjohuni!—2015
  • A shkojnë në qiell kafshët?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A është mospërfillës Perëndia ndaj kafshëve?
    Zgjohuni!—2011
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/1 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Çfarë i shtyn shumë veta të mendojnë për ekzistencën e një Krijuesi?

Një nënë kënaqet me foshnjën

A nuk është mrekulli jeta?

Një poet shkroi rreth 3.000 vjet më parë: «Do të të përlëvdoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme.» (Psalmi 139:14) A nuk mrekulloheni kur mendoni për mënyrën si zhvillohet një foshnjë nga një qelizë e vetme? Shumë veta ia japin meritën një Krijuesi për projektimin e gjallesave.​—Lexo Psalmin 139:13-17; Hebrenjve 3:4.

Ai që krijoi universin dhe e bëri të banueshme tokën, krijoi edhe jetën. (Psalmi 36:9) Ka komunikuar me njerëzit dhe na ka treguar për veten.​—Lexo Isainë 45:18.

A e kemi origjinën nga kafshët?

Në shumë hollësi trupi ynë ngjan me trupin e kafshëve, sepse Krijuesi i ka projektuar si njerëzit, edhe kafshët të jetojnë në tokë. Ai e bëri njeriun e parë nga dheu, jo nga një kafshë.​—Lexo Zanafillën 1:24; 2:7.

Njerëzit ndryshojnë nga kafshët në dy mënyra të rëndësishme. Së pari, njerëzit janë të aftë ta njohin, ta duan dhe ta respektojnë Krijuesin. Së dyti, njerëzit u projektuan të jetonin përgjithmonë, kurse kafshët jo. Por sot të gjithë njerëzit kanë trashëguar vdekjen ngaqë njeriu i parë hodhi poshtë drejtimin e Krijuesit.​—Lexo Zanafillën 1:27; 2:15-17.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 1 të këtij libri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet edhe në www.jw.org/​sq

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo