BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/7 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • T’i afrohemi Perëndisë në lutje
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/7 f. 16
Një i moshuar duke u lutur

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Pse duhet të lutemi?

Perëndia Jehova dëshiron t’ia shprehim lirisht dhe rregullisht në lutje shqetësimet tona. (Luka 18:1-7) Ai na dëgjon sepse interesohet për ne. Meqë Ati ynë qiellor na fton me përzemërsi t’i lutemi, pse të mos e pranojmë këtë ftesë?—Lexo Filipianëve 4:6.

Lutja nuk është thjesht një mënyrë për të kërkuar ndihmë. Përkundrazi, ajo na ndihmon t’i afrohemi Perëndisë. (Psalmi 8:3, 4) Kur ia hapim zemrën rregullisht, krijojmë një miqësi më të ngushtë me të.—Lexo Jakovin 4:8.

Si duhet të lutemi?

Kur lutemi, Perëndia nuk dëshiron që të përdorim fjalë sa për t’u dukur, as të përsëritim lutje përmendsh. Gjithashtu, as na kërkohet të lutemi në një pozicion të veçantë. Jehovai na fton t’i lutemi nga zemra. (Mateu 6:7) Për shembull, në Izraelin e lashtë, Hana u lut për një problem të madh familjar. Më vonë, kur hidhërimi iu kthye në gëzim, ajo e falënderoi Perëndinë në një lutje nga zemra.—Lexo 1 Samuelit 1:10, 12, 13, 26, 27; 2:1.

Sa privilegj të mrekullueshëm kemi! Mund t’i drejtohemi Krijuesit për gjërat që na shqetësojnë. Mund edhe ta lëvdojmë e ta falënderojmë për ato që bën. Sigurisht, nuk duhet ta lëmë pas dore këtë privilegj të pashoq.—Lexo Psalmin 145:14-16.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitullin 17, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet në www.jw.org/sq

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo