BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/1 f. 3
  • A është vdekja fundi i gjithçkaje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është vdekja fundi i gjithçkaje?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • «Armiku i fundit» do të shpartallohet!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • «Vdekja u përpi përgjithmonë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Ç’pikëpamje ke për vdekjen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Pse kemi frikë nga vdekja?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/1 f. 3
Pamje nga lart e një aksidenti rrugor që i ka marrë jetën një këmbësori

TEMA KRYESORE | A ËSHTË VDEKJA FUNDI I GJITHÇKAJE?

Thumbi i vdekjes

Vdekja nuk është aspak temë e këndshme. Shumë veta nuk parapëlqejnë të flasin për të. Por, herët a vonë, na duhet të përballemi me vdekjen. Dhe thumbi i saj është i mprehtë e i dhembshëm.

Asnjëherë s’mund të jesh i përgatitur sa duhet për vdekjen e prindit, të bashkëshortit ose të fëmijës. Një tragjedi mund të godasë krejt papritur ose mund të zgjatë për shumë kohë. Sido që të jetë, dhembja që sjell vdekja është e pashmangshme dhe sjell vetëm rrënim.

Antonio, i cili e humbi të atin në një aksident rrugor, shpjegon: «Është sikur dikush i vë kyçin shtëpisë sate dhe i hedh tutje çelësat. Nuk mund të kthehesh në shtëpi, sikur edhe për një moment. S’të mbetet gjë tjetër veçse kujtimet. Është një realitet i ri. Ndonëse përpiqesh ta mohosh, ngaqë duket kaq e padrejtë, nuk mund të bësh asgjë.»

Kur Doroti ngeli vejushë në moshën 47-vjeçare, vendosi të gjente përgjigjet e disa pyetjeve. Duke qenë se ishte mësuese në shkollën e së dielës, nuk mendonte kurrë se vdekja ishte fundi i gjithçkaje. Por ama, nuk kishte asnjë përgjigje të qartë. «Çfarë ndodh me ne kur vdesim?»,—e pyeti klerikun e saj anglikan. «Askush nuk e di me saktësi,—iu përgjigj ai.—S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim.»

A jemi të dënuar që veçse «të presim e të shohim»? A ka ndonjë mënyrë si ta dimë me siguri nëse vdekja është fundi i gjithçkaje?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo