BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 15/4 f. 32
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Të mos braktisim mbledhjet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Besimi në profecitë e Biblës të shpëton jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 15/4 f. 32

A E DINI?

A është rindërtuar ndonjëherë tempulli në Jerusalem pas vitit 70 të e.s.?

JEZUI shpalli se nuk do të mbetej gur pa u rrëzuar nga tempulli i Jehovait, një profeci që u përmbush kur ushtria romake nën komandën e Titit shkatërroi Jerusalemin në vitin 70 të e.s. (Mat. 24:2) Më vonë, perandori Jul planifikoi ta rindërtonte tempullin.

Për Julin thuhet se ishte perandori pagan i fundit i Romës. Ky nip i Kostandinit të Madh mori arsimimin e ashtuquajtur të krishterë. Megjithatë, pasi u shpall perandor më 361 të e.s., hodhi poshtë publikisht këtë arsimim dhe formën e korruptuar të krishterimit në atë kohë, duke mbajtur anën e paganizmit. Librat e historisë i referohen atij si «Apostati».

Juli ndiente neveri për krishterimin. Një arsye e fortë mund të jetë se, kur ishte 6 vjeç, pa teksa përfaqësuesit e kësaj feje i vranë të atin dhe të afërmit. Sipas historianëve të kishës, Juli i nxiti judenjtë të rindërtonin tempullin, duke menduar se kështu do të provonte se Jezui ishte profet i rremë.a

S’ka dyshim se Juli planifikoi të rindërtohej tempulli. Por historianët debatojnë nëse ai nisi punën për rindërtimin dhe, nëse po, çfarë e bëri që ta ndërpriste. Një gjë është e sigurt. Juli u vra në më pak se dy vjet pasi mori fronin, dhe projekti mori fund bashkë me të.

Pamje kompjuterike e tempullit në ditët e Jezuit montuar mbi fotografinë e vendndodhjes së sotme

a Jezui nuk tha se tempulli nuk do të rindërtohej kurrë, por se do të shkatërrohej, dhe kështu ndodhi në vitin 70 të e.s.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo