BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/10 f. 30-31
  • Ruhu nga ambicia!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ruhu nga ambicia!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Shkatërrimi i Sodomës dhe i Gomorrës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Jezui i reziston tundimit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Moisiu merr një caktim të veçantë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Jezui bën shërime të mrekullueshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/10 f. 30-31

Për të rinjtë

Ruhu nga ambicia!

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur po i sheh me sytë e tu ngjarjet. Përfytyroji skenat. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Davidi, Absalomi, Joabi

Përmbledhje: Absalomi orvatet t’i marrë fronin të atit.

ANALIZO NGJARJET.​—LEXO 2 SAMUELIT 14:25-33; 15:1-17; 18:9-17, 30-33.

Përshkruaj si e imagjinon pamjen e Absalomit. (Lexo përsëri 2 Samuelit 14:25, 26.)

Si e përfytyron qëndrimin dhe tonin e zërit të Absalomit, teksa përpiqej të fitonte zemrat e atyre që vinin te mbreti për drejtësi? (Lexo përsëri 2 Samuelit 15:2-6.)

Çfarë kupton për personalitetin e Absalomit nga ngjarja e dokumentuar te 2 Samuelit 14:28-30?

KËRKO MË THELLË.

Çfarë kishte bërë Absalomi që të arrinte të merrte fronin? (E dhënë: lexo 2 Samuelit 13:28, 29. Amnoni, djali i madh i Davidit, ishte trashëgimtari i fronit.)

Pavarësisht nga ambicia dhe përpjekjet për t’i dhënë lavdi vetes, ç’tregon mënyra si e varrosën Absalomin për atë që mendonin të tjerët për të? (Lexo përsëri 2 Samuelit 18:17.)

Si mendon, çfarë mund të ketë ndikuar që Absalomi të bëhej ambicioz? (Krahaso atë që thuhet për Diotrefin te 3 Gjonit 9, 10.)

Si ndikuan veprimet e Absalomit te Davidi? (E dhënë: lexo Psalmin 3, të cilin Davidi e shkroi kur Absalomi u rebelua.)

NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Rrezikun e një fryme ambicioze.

Dhimbjen që veprimet e dikujt mund t’u shkaktojnë të tjerëve, ku përfshihen edhe prindërit e tij a të saj.

PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.

Si mund të biesh në kurthin e ambicies?

Si ta shmangësh krenarinë e pavend?

ÇFARË TË TËRHEQ MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

Sugjerim: Imagjino një përfundim tjetër të këtij tregimi. Ç’mund të kishte ndodhur nëse Absalomi do të ishte modest dhe jo ambicioz?​—Proverbat 18:12.

Vizito www.jw.org/sq

Lexoje Biblën në Internet

Shkarkoje ose shtype këtë artikull

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo