BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/5 f. 5-6
  • Ç’pikëpamje kishte Jezui për politikën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’pikëpamje kishte Jezui për politikën?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • A duhet të përfshihet feja në politikë?
    Tema të tjera
  • «Mbretëria ime nuk është pjesë e kësaj bote»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Pse Jezui nuk u përfshi në politikë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • A merrnin pjesë në politikë të krishterët e shekullit të parë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/5 f. 5-6

Ç’pikëpamje kishte Jezui për politikën?

SHKRIMTARËT e ungjijve përshkruajnë disa ngjarje të shërbimit të Jezuit që e vunë ballë për ballë me politikën. Për shembull, pak pasi Jezui u pagëzua rreth moshës 30-vjeçare, Djalli i ofroi pozitën e sundimtarit të botës. Gjatë shërbimit të tij të mëvonshëm, një turmë donte ta bënte mbretin e saj. Edhe më vonë, populli u përpoq ta kthente në aktivist politik. Si reagoi Jezui? Le t’i shqyrtojmë këto ngjarje.

Sundimtar i botës. Ungjijtë thonë se Djalli i ofroi Jezuit të sundonte «të gjitha mbretëritë e botës». Mendo sa të mira do t’i kishte sjellë njerëzimit të përvuajtur po të bëhej sundimtari i botës! Por Jezui i tha jo Satanait. Një individ që mendon se qeveritë mund ta ndihmojnë njerëzimin nuk arrin të thotë jo, siç bëri Jezui.​—Mateu 4:8-11.

Mbret. Shumë bashkëkohës të Jezuit kërkonin me dëshpërim një sundimtar që t’ua zgjidhte problemet ekonomike dhe politike. Të mahnitur nga aftësitë e Jezuit, populli donte që Jezui t’i futej politikës. Si reagoi ai? Shkrimtari i Ungjillit, Gjoni, thotë: «Duke e ditur se pas pak do të vinin që ta kapnin për ta bërë mbret, Jezui iku përsëri krejt i vetëm në mal.» (Gjoni 6:10-15) Qartë, Jezui nuk pranoi të përzihej në politikë.

Aktivist politik. Shiko çfarë ndodhi disa ditë para se Jezuin ta vritnin. Dishepujt e farisenjve, që e shihnin me pëlqim pavarësinë nga Perandoria Romake, bashkë me herodianët, anëtarë të një partie politike pro Romës, iu afruan Jezuit. Ata donin ta detyronin të merrte anën e një pale politike. E pyetën nëse judenjtë duhej t’i paguanin taksa Romës.

Marku dokumentoi përgjigjen e Jezuit: «‘Përse më vini në provë? Pa më sillni një denar që ta shikoj.’ Ata i çuan një denar dhe ai i pyeti: ‘Të kujt janë kjo shëmbëlltyrë dhe ky mbishkrim?’ Ata iu përgjigjën: ‘Të Cezarit.’ Atëherë Jezui u tha: ‘Paguajini Cezarit gjërat e Cezarit, kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.’» (Marku 12:13-17) Libri Kisha dhe shteti​—Historia e dy mbretërive (anglisht), duke komentuar pse Jezui u përgjigj ashtu, nxjerr këtë përfundim: «Ai refuzoi të luante rolin e një Mesie të politizuar dhe e vuri me kujdes kufirin midis Cezarit dhe Perëndisë.»

Krishti nuk u tregua moskokëçarës ndaj problemeve, si: varfëria, korrupsioni dhe padrejtësia. Në fakt, Bibla tregon se ai ndiente shumë keqardhje për gjendjen e mjeruar të njerëzve përreth tij. (Marku 6:33, 34) Prapëseprapë, Jezui nuk i hyri një fushate që të çlironte botën nga padrejtësitë, ndonëse disa u përpoqën shumë ta pleksnin në çështjet e nxehta të asaj kohe.

Qartë, siç tregojnë këta shembuj, Jezui nuk pranoi të përzihej në çështjet politike. Po të krishterët sot? Çfarë duhet të bëjnë?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo