BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/3 f. 2-3
  • Një profeci me rëndësi të jashtëzakonshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një profeci me rëndësi të jashtëzakonshme
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • A po jetojmë në «ditët e fundit»?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Marku 1:15—«Mbretëria e Perëndisë është afër»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • A është afër fundi i botës?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Apostujt kërkojnë një shenjë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/3 f. 2-3

Një profeci me rëndësi të jashtëzakonshme

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»​—MATEU 24:14.

EDHE studiuesit janë dakord se ky varg është tejet i rëndësishëm. Është i tillë për shkak të shtrirjes mbarëbotërore të veprës që përshkruan. Si dhe është i rëndësishëm sepse e drejton vëmendjen tek ajo që duhet të ishin duke bërë të krishterët: një vepër predikimi që do t’i paraprinte dhe do të lajmëronte ngjarjen historike me shtrirje të gjerë, të cilën Jezui e quajti «fundi».

Ky varg profetik po përmbushet sot. Përfshihesh dhe ti, pasi lajmi i mirë përmban edhe ftesë, edhe paralajmërim. Të ofron një zgjedhje: të pranosh Mbretërinë e Perëndisë ose t’i kundërvihesh. Zgjedhja që bën ndikon te vetë jeta jote.

Shqyrto kontekstin. Disa ditë para se Jezui të vihej në shtyllë, dishepujt iu afruan dhe e pyetën për të ardhmen. Donin të dinin për themelimin e Mbretërisë së Perëndisë, për të cilën Jezui u kishte folur kaq shpesh. Gjithashtu, ata donin të dinin rreth «përfundimit të sistemit» ose, siç e përkthejnë disa versione, rreth «mbarimit të botës».​—Mateu 24:3, Diodati i Ri.

Duke u përgjigjur, Jezui paratha se do të ndodhnin në një shkallë të madhe luftëra, zi buke, murtaja dhe tërmete të forta. Për më tepër, ai tha se paligjshmëria do të rritej, mësuesit e rremë fetarë do të mashtronin shumë veta dhe të krishterët e vërtetë do t’i urrenin e do t’i përndiqnin. Të gjitha këto përbënin një lajm të keq.​—Mateu 24:4-13; Luka 21:11.

Por kishte edhe një lajm të mirë. Më pas Jezui tha fjalët e lartpërmendura, fjalë që për shekuj me radhë i kanë futur në mendime dhe u kanë dhënë shpresë njerëzve. Ndonëse njerëzit janë dakord me rëndësinë e fjalëve të Jezuit, ata nuk pajtohen me domethënien e tyre. Çfarë është saktësisht ky lajm i mirë? Çfarë është Mbretëria? Kur do të përmbushet kjo profeci dhe nga kush? Po «fundi», çfarë është? Le ta shohim.

[Figura në faqet 2, 3]

Faksimile e dorëshkrimit të Uashingtonit për katër ungjijtë. Mateu 24:14 është me shkronja të theksuara

[Burimi]

Nga libri Faksimile e dorëshkrimit të Uashingtonit për katër ungjijtë në koleksionin Freer, 1912

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo