BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 15/2 f. 11
  • Ia vlejnë përpjekjet!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ia vlejnë përpjekjet!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Jo vetëm lodra
    Zgjohuni!—2008
  • Ide për studimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Ndihmo fëmijët për të lavdëruar Jehovain
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Programi familjar: Studimi familjar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 15/2 f. 11

Ia vlejnë përpjekjet!

ADHURIMI FAMILJAR dhe studimi i Biblës janë të domosdoshëm nëse duam që fëmijët të rriten «në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait». (Efes. 6:4) Megjithatë, nëse je prind, e di që të vegjlit mërziten shpejt. Si t’i mbash të përqendruar? Shih çfarë kanë bërë disa prindër.

Xhorxhi nga Kalifornia, SHBA, thotë: «Kur fëmijët ishin më të vegjël, unë dhe gruaja përpiqeshim ta bënim të gjallë studimin familjar të Biblës. Nganjëherë visheshim të gjithë si personazhe biblikë dhe interpretonim ndërsa lexonim nga Libri im i tregimeve biblike. Sajonim edhe objekte të tilla, si shpata, skeptra, shporta, etj. Gjithashtu bënim lojëra biblike ‘gjeje kush jam’ dhe shpiknim lojëra me pyetje biblike të vështirësive të ndryshme. Bënim edhe projekte si ndërtimi i një modeli të arkës së Noesë ose renditja e ngjarjeve të Biblës në tabela kronologjike. Nganjëherë bënim vizatime për personazhe ose ngjarje biblike. Tani së fundi, po vizatojmë armaturën frymore që përshkruhet tek Efesianëve 6:11-17, ku secili duhet të shpjegojë çfarë përfaqëson një pjesë e caktuar. Këto metoda na kanë ndihmuar ta shijojmë studimin familjar.»

Debi, një nënë nga Miçigani, SHBA, tregon: «Kur vajza jonë ishte rreth 3 vjeçe, unë dhe burri e kishim të vështirë ta mbanim të përqendruar. Pastaj, një ditë kur po lexonim me zë historinë për Isakun dhe Rebekën nga Libri im i tregimeve biblike, mora dy kukulla dhe improvizova një dialog mes tyre. Tani ajo ishte gjithë sy e veshë. Muajt që pasuan ato dy kukulla u kthyen në shumë personazhe biblike. Pasi lexonim një tregim, vajza kërkonte nëpër shtëpi lodra ose gjëra të tjera për të interpretuar tregimin. Ishte sikur po kërkonte thesare. Një kuti këpucësh dhe një fjongo e kuqe u bënë shtëpia e Rahabës me kordonin e kuq. Një gjarpër lodër 1,5 metra i gjatë i mbështjellë rreth bishtit të fshesës shërbeu si gjarpri prej bakri i Numrave 21:4-9. Këto gjëra i mbanim në një çantë të madhe prej cope. Kënaqeshim kur vajza shpesh ulej në dhomën e ndenjjes dhe rrëmonte në ‘çantën e tregimeve biblike’. Na bëhej zemra mal kur e shihnim t’i interpretonte historitë në mënyrën e saj!»

Të rritësh fëmijë nuk është e lehtë dhe nuk mjaftojnë pak mësime të përjavshme për t’u rrënjosur dëshirën që t’i shërbejnë Jehovait. Gjithsesi, adhurimi familjar dhe studimi i Biblës janë një ndihmë e madhe për arsimimin e tyre frymor. S’ka dyshim se ia vlejnë përpjekjet!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo