BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/2 f. 15
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Libani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Oh, sa e dua ligjin tënd!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • ‘Të tregohemi mirënjohës’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Hirami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/2 f. 15

A e dini?

Ç’zakon ekzistonte për mbledhjen e prodhimeve të mbetura dhe kush nxirrte dobi?

▪ Ligji i Moisiut i ndalonte bujqit të mblidhnin gjithë prodhimin e arës së tyre. Në vend të kësaj, ata që korrnin grurë nuk duhej ta korrnin plotësisht deri në cepat e fushës. Ata që vilnin rrush nuk duhej t’i mblidhnin të gjitha kokrrat e shpërndara ose të ktheheshin prapë për të vjelur rrushin, i cili në fillim ishte i papjekur. Edhe ata që shkundnin degët e ullinjve, duhej t’i linin kokrrat që nuk binin. (Levitiku 19:9, 10; Ligji i përtërirë 24:19-21) Të varfrit, jetimët, vejushat dhe të ardhurit mund të mblidhnin atë që mbetej.

Ky ligj për mbledhjen e prodhimeve të mbetura i sillte dobi gjithë shoqërisë izraelite. I nxiste pronarët e tokës të tregoheshin bujarë, jo egoistë dhe të mbështeteshin te bekimet e Perëndisë. Tek ata që mblidhnin, nxiste papërtueshmërinë, pasi të mblidhje prodhimet e mbetura ishte e lodhshme. (Rutha 2:2-17) Falë kësaj mase, të varfrit kishin çfarë të hanin dhe nuk bëheshin barrë për komunitetin. Gjithashtu nuk ua ulte dinjitetin, duke i bërë të lypnin ose të mbështeteshin te bamirësia e të tjerëve.

Pse Solomoni importoi dru nga Libani i largët për ndërtimin e tempullit në Jerusalem?

▪ Te tregimi i 1 Mbretërve 5:1-10 përshkruhet një marrëveshje mes Solomonit dhe Hiramit, mbret i Tirit. Sipas asaj marrëveshjeje, duhej të silleshin me rrugë detare lundra me trungje cedri dhe dëllinje, nga Libani në Izrael, dhe të përdoreshin për ndërtimin e tempullit.

Cedri ishte një artikull i rëndësishëm tregtar në Lindjen e Mesme të kohës së lashtë. Në Egjipt dhe Mesopotami, ky dru përdorej rregullisht për trarët dhe panelet e tempujve e të pallateve. Arkivat mbretërorë, tekstet letrare dhe mbishkrimet dëshmojnë për importimin e vazhdueshëm të cedrit në disa qytet-shtete të Mesopotamisë Jugore, nganjëherë si plaçkë lufte ose haraç. Në Egjipt përdorej për ndërtimin e lundrave mbretërore, arkivoleve dhe artikujve të tjerë për funerale.

Cedrat e Libanit ishin veçanërisht të famshëm për fortësinë, bukurinë dhe aromën e ëmbël të drurit, pa përmendur rezistencën ndaj insekteve. Kështu, Solomoni po përdorte materialet më të mira për tempullin. Sot, gjithçka që mbetet nga pyjet e cedrit që dikur mbulonin malet e Libanit, përfshin vetëm pak zabele të vogla e të veçuara.

[Figura në faqen 15]

Transport i cedrit të Libanit, reliev asirian nga pallati i Sargonit

[Burimi]

Erich Lessing/​Art Resource, NY

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo