BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/10 f. 10
  • 6 A ndihmon lutja?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 6 A ndihmon lutja?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • A sjell lutja ndonjë dobi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Si u përgjigjet Jehovai lutjeve tona
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Hyrja
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/10 f. 10

6 A ndihmon lutja?

A NA sjell ndonjë dobi lutja? Bibla tregon se po. Ajo tregon se lutjet e shërbëtorëve besnikë të Perëndisë u sjellin vërtet dobi atyre. (Luka 22:40; Jakovi 5:13) Në fakt, lutja mund të na sjellë shumë të mira jo vetëm shpirtërore dhe emocionale, por edhe fizike. Si është e mundur?

Ta zëmë se ke një fëmijë dhe ai merr një dhuratë. A do ta mësoje duke i thënë se mjafton vetëm të ndihet mirënjohës? Apo do ta mësoje që ta shprehë mirënjohjen? Kur i shprehim me fjalë ndjenjat e rëndësishme, i nxjerrim në pah dhe madje i forcojmë ato. A vlen e njëjta gjë edhe kur i flasim Perëndisë? Patjetër! Shqyrto disa shembuj.

Lutje falënderimi. Kur e falënderojmë Atin tonë për gjërat e mira që na ndodhin, përqendrohemi te bekimet. Si pasojë, mund të ndihemi më mirënjohës, më të lumtur dhe kemi pikëpamje më pozitive.—Filipianëve 4:6.

Shembull: Jezui shprehu mirënjohje për mënyrën se si Ati i dëgjoi dhe iu përgjigj lutjeve të tij.—Gjoni 11:41.

Lutje për falje. Kur i kërkojmë falje Perëndisë, forcojmë ndërgjegjen, pendohemi më shumë dhe bëhemi më të vetëdijshëm se sa i rëndë është mëkati. Po ashtu lehtësohemi nga barra e fajit.

Shembull: Davidi u lut që të shprehte pendim dhe keqardhje.—Psalmi 51.

Lutje për drejtim dhe mençuri. Kur i lutemi Jehovait të na drejtojë ose të na japë mençurinë e nevojshme për të marrë vendime të mira, kjo na ndihmon të jemi vërtet të përulur. Na kujton kufizimet që kemi dhe na ndihmon ta forcojmë besimin tonë tek Ati ynë qiellor.—Proverbat 3:5, 6.

Shembull: Solomoni me përulësi kërkoi drejtim dhe mençuri për të sunduar mbi Izraelin.—1 Mbretërve 3:5-12.

Lutje për lehtësim. Nëse ia zbrazim zemrën Perëndisë kur jemi të trazuar emocionalisht, do të lehtësohemi dhe do të mbështetemi te Jehovai e jo te vetja jonë.—Psalmi 62:8.

Shembull: Mbreti Asa u lut kur u përball me një armik të rrezikshëm.—2 Kronikave 14:11.

Lutje për mirëqenien e atyre në nevojë. Lutje të tilla na ndihmojnë të luftojmë egoizmin e të shfaqim më shumë dhembshuri dhe empati.

Shembull: Jezui u lut për dishepujt e tij.—Gjoni 17:9-17.

Lutje lëvdimi. Kur e lëvdojmë Jehovain për veprat dhe cilësitë e tij të mrekullueshme, respekti dhe vlerësimi për të do të rriten. Gjithashtu, lutje të tilla mund të na ndihmojnë t’i afrohemi edhe më shumë Perëndisë dhe Atit tonë.

Shembull: Davidi e lëvdoi përzemërsisht Perëndinë për krijimin e tij.—Psalmi 8.

Një bekim tjetër që lidhet me lutjen është «paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim». (Filipianëve 4:7) Të gjesh qetësi në këtë botë të trazuar është vërtet një bekim i rrallë. Madje ka edhe dobi fizike. (Proverbat 14:30) Por, a vjen kjo vetëm si pasojë e përpjekjeve tona apo përfshihet diçka më e rëndësishme?

Lutja sjell shumë dobi fizike, emocionale dhe mbi të gjitha shpirtërore

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo