BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/12 f. 17
  • Ai do që të kemi sukses

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ai do që të kemi sukses
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Josiu 1:9—«Ji i fortë dhe trim»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Çfarë kujtonte Josiu?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Libri biblik numër 6​—Josiu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Pika kryesore nga libri i Jozueut
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/12 f. 17

Afrojuni Perëndisë

Ai do që të kemi sukses

Josiu 1:6-9

PRINDËRIT e dashur mezi presin që bijtë e tyre të jenë të suksesshëm, të bëjnë një jetë domethënëse e të kënaqshme. Edhe Jehovai, Ati ynë qiellor, dëshiron që bijtë e tij në tokë të kenë sukses. Si shprehje e kujdesit të tij të dashur ai na tregon si të jemi të suksesshëm. Për shembull, le të shqyrtojmë fjalët që i tha Josiut, siç janë dokumentuar te Josiu 1:6-9.

Imagjinoni ngjarjen e ilustruar djathtas. Pas vdekjes së Moisiut, Josiu u bë udhëheqësi i ri i izraelitëve, të cilët arrinin në miliona. Ata po përgatiteshin të hynin në tokën që Perëndia u kishte premtuar paraardhësve të tyre. Perëndia i dha disa këshilla Josiut. Nëse do t’i ndiqte ato këshilla, do të kishte sukses. Por këto këshilla nuk i dha vetëm në dobi të Josiut. Edhe ne mund të kemi sukses nëse i zbatojmë.​—Romakëve 15:4.

Jehovai i tha Josiut​—jo një, por tri herë—​të ishte i fortë e guximtar. (Vargjet 6, 7, 9) Sigurisht, Josiu do të kishte nevojë për forcë e guxim që ta udhëhiqte me sukses kombin për në Tokën e Premtuar. Po si mund t’i fitonte këto cilësi fisnike?

Josiu mund të merrte forcë e guxim nga shkrimet e frymëzuara. ‘Vepro me kujdes në përputhje me tërë ligjin që të urdhëroi Moisiu, shërbëtori im’,​—i tha Jehovai. (Vargu 7) Në ato kohë, ndoshta Josiu kishte në dispozicion në formë të shkruar vetëm disa nga librat e Biblës.a Por, thjesht të kesh Fjalën e Perëndisë nuk garanton sukses. Që Josiu të nxirrte dobi prej saj, duhej të bënte dy gjëra.

Së pari, Josiu duhej ta mbushte rregullisht zemrën me fjalën e Perëndisë. Jehovai i tha: «Lexoje nën zë ditë e natë.» (Vargu 8) Një vepër referimi thotë: «Perëndia po e urdhëronte Josiun ta kujtonte Ligjin e Tij ‘duke pëshpëritur’ me vete, ‘duke medituar’ ose ‘duke menduar thellë’ për të.» Leximi dhe meditimi i përditshëm për Fjalën e Perëndisë do ta ndihmonte Josiun të kapërcente vështirësitë që e prisnin.

Së dyti, nevojitej që Josiu ta zbatonte atë që mësonte nga Fjala e Perëndisë. Jehovai i tha: ‘Vepro me kujdes në përputhje me atë që është shkruar aty, sepse atëherë do të kesh sukses në udhën tënde.’ (Vargu 8) Suksesi i Josiut lidhej me bërjen e vullnetit të Perëndisë. S’mund të ishte ndryshe. Vullneti i Perëndisë del gjithmonë i suksesshëm.​—Isaia 55:10, 11.

Josiu ua vuri veshin këshillave të Jehovait. Si rezultat, ai bëri një jetë domethënëse e të kënaqshme si adhurues besnik i Jehovait.​—Josiu 23:14; 24:15.

A dëshironi të keni sukses në jetë, ashtu si Josiu? Jehovai do që të keni sukses. Por nuk mjafton vetëm ta keni Fjalën e tij, Biblën. Një i krishterë besnik prej shumë kohësh, sugjeroi: «Përpiji faqet e Biblës dhe shkruaji në zemër!» Nëse e mbushni zemrën rregullisht me fjalën e Perëndisë dhe e zbatoni në jetën tuaj atë që mësoni, atëherë, ashtu si Josiu, ‘do të keni sukses në udhën tuaj’.

[Shënimi]

a Shkrimet e frymëzuara që kishte në dispozicion Josiu, mund të kenë qenë pesë librat e Moisiut (Zanafilla, Dalja, Levitiku, Numrat dhe Ligji i përtërirë), libri i Jobit dhe një ose dy psalme.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo