BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/10 f. 3
  • Fryma e shenjtë: Pse ka pështjellim rreth saj?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fryma e shenjtë: Pse ka pështjellim rreth saj?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Fryma e shenjtë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Fryma e shenjtë: forca vepruese e Perëndisë
    A duhet të besosh në Trinitet?
  • Çfarë është fryma e shenjtë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shekullin e parë dhe sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/10 f. 3

Fryma e shenjtë: Pse ka pështjellim rreth saj?

ÇFARË është fryma e shenjtë? Duket pyetje e lehtë, por gjetja e një përgjigjeje të thjeshtë mund të jetë e vështirë. Papa Benedikti XVI tha para një turme në Australi: «Duket pothuajse e pamundur të kemi një kuptueshmëri të qartë për Frymën.»

Natyrisht që ka mendime të shumta dhe mjaft pasiguri për pyetjen: çfarë është fryma e shenjtë? Ja disa nga përgjigjet më tipike:

• Një qenie reale, që jeton brenda dishepujve të Krishtit.

• Mjeti me anë të të cilit Perëndia është i pranishëm në botë.

• Personi i tretë i Trinitetit.

Pse ky pështjellim? E ka fillesën në shekullin e katërt të e.s., kur disa teologë pohuan se fryma e shenjtë ishte një person pak a shumë i barabartë me Perëndinë. Por kjo ide nuk mësohej në Shkrime dhe as nga dishepujt e hershëm të Krishtit. Një enciklopedi katolike shpjegon: «Është e qartë se në Besëlidhjen e Vjetër fryma e Perëndisë nuk përshkruhet si një person . . . Fryma e Perëndisë është thjesht fuqia e Perëndisë.» (New Catholic Encyclopedia) I njëjti burim shton: «Pjesa më e madhe e tekstit të Besëlidhjes së Re e paraqet frymën e Perëndisë si diçka, jo si dikë; kjo shihet sidomos në paralelizmin mes frymës dhe fuqisë së Perëndisë.»

Kuptohet që njerëzit e kanë të vështirë ta mendojnë fuqinë si person. Kështu, një anketë që u bë kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se shumica e njerëzve nuk e pranon idenë se fryma e shenjtë është një person ose «qenie e gjallë». A kanë të drejtë? Apo duhet të besojmë teologët që ngulin këmbë se «Shpirti i Shenjtë është një Person i dalluar nga Ati dhe Biri»?

Që të gjejmë një përgjigje të besueshme, duhet t’i referohemi Fjalës së Perëndisë, Biblës, e cila e përshkruan me hollësi frymën e shenjtë. Apostulli Pavël shkroi: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar.»—2 Timoteut 3:16.

Po pse duhet të përpiqesh të zbulosh të vërtetën për frymën e shenjtë? Sepse njohja e kësaj të vërtete do të të japë mundësi të marrësh ndihmën e Perëndisë. A e ndien ndonjëherë se nuk mund të vazhdosh më tej me forcat e tua? Jezui u premtoi dishepujve të tij: «Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet . . . Nëse ju . . . dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, aq më shumë Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë!»—Luka 11:9, 13.

Në artikujt vijues, do të lëmë që Shkrimet të na zbulojnë çfarë është në të vërtetë fryma e shenjtë. Do të shohim edhe se si mund të na sjellë dobi në jetë.

[Diçitura në faqen 3]

Shkrimet na zbulojnë se çfarë është fryma e shenjtë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo