BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/7 f. 15-17
  • Vizitë në një shtypshkronjë mbresëlënëse

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vizitë në një shtypshkronjë mbresëlënëse
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Dëshmi e dashurisë, e besimit dhe e bindjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Letra e degës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Një Bibël që i reziston kohës
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Përmirësime në fushën e shtypjes për të ndihmuar «njerëz të çdo lloji»
    Si përdoren dhurimet e tua
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/7 f. 15-17

Vizitë në një shtypshkronjë mbresëlënëse

MBASE nuk është hera e parë që shihni një numër të revistës që po lexoni. Mbase Dëshmitarët e Jehovait ju kanë ardhur në shtëpi dhe ju kanë ofruar revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! për t’ju ndihmuar ta kuptoni më mirë Biblën. Ndoshta keni parë Dëshmitarët tek i ofrojnë këto revista të bazuara në Bibël nëpër rrugë ose në vende publike. Mendoni që çdo muaj shpërndahen më shumë se 35 milionë kopje të kësaj reviste. Pra, kjo është spikatshëm revista fetare më e botuar në botë.

Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se ku dhe si prodhohet gjithë kjo literaturë? Për t’iu përgjigjur, le t’i hedhim një sy vetëm njërës prej shtypshkronjave të shumta që Dëshmitarët e Jehovait përdorin në vende të ndryshme, shtypshkronjës në Uollkill të Nju-Jorkut, SHBA. Shumë nga lexuesit tanë rreth botës nuk mund të shkojnë kollaj për të vizituar shtypshkronjën e Dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara. Kështu që, në pamundësi, kjo vizitë e realizuar nëpërmjet fjalëve dhe pamjeve mund të jetë gjëja më e mirë.

Sigurisht, shtypja fillon me tekstin. Reparti i Grafikës e merr materialin që duhet shtypur me rrugë elektronike nga Reparti i Shkrimit në Bruklin, Nju-Jork. Ky material elektronik përdoret për përgatitjen e pllakave të shtypjes. Në shtypshkronjën e Uollkillit, çdo muaj sjellin rreth 1.400 topa letre dhe imagjinoni, përdoren nja 70 deri në 90 tonë letër në ditë! Topat e letrës, disa prej të cilëve peshojnë mbi 1.300 kilogramë, furnizojnë pesë makina rotative ofset të pajisura me pllakat e shtypjes. Teksti shtypet në letër dhe më tej letra pritet dhe ndahet në fashikuj me nga 32 faqe. Revista që po lexoni është një fashikull. Ç’të themi për librat? Në libralidhje, fashikujt lidhen bashkë për të prodhuar libra. Njëra prej dy linjave të libralidhjes mund të prodhojë 50.000 libra me kapak të trashë ose 75.000 libra me kapak të hollë brenda një dite. Linja tjetër e libralidhjes mund të prodhojë rreth 100.000 libra me kapak të hollë çdo ditë.

Gjatë vitit 2008, kjo shtypshkronjë prodhoi mbi 28.000.000 libra, më shumë se 2,6 milionë prej tyre ishin Bibla. Në të njëjtin vit u prodhuan 243.317.564 revista. Në shtypshkronjë ka literaturë të tillë biblike në rreth 380 gjuhë. Ç’ndodh pas shtypjes së literaturës?

Shtypshkronja merr kërkesa nga 12.754 kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait në pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara dhe nga 1.369 kongregacionet në Karaibe dhe Havai. Reparti i Transportit paketon literaturën e kërkuar dhe siguron transportin në adresën e duhur. Çdo vit, nja 14 milionë kilogramë literaturë transportohet në kongregacionet e Shteteve të Bashkuara.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj shtypshkronje nuk janë makineritë, por njerëzit. Më shumë se 300 veta punojnë në repartet e shtypshkronjës: në Repartin e Grafikës, të Planifikimit, të Shtypjes, të Libralidhjes dhe të Transportit. Punëtorët, që të gjithë vullnetarë pa pagesë, janë të moshave nga 19 deri në 92 vjeç.

Ata interesohen shumë për njerëzit, për ata individë që do ta marrin me etje këtë literaturë dhe do të mësohen, do të marrin zemër e do të drejtohen nga parimet biblike të trajtuara aty. Urojmë që edhe ju të jeni ndër këta lexues dhe që literatura e shtypur këtu ose në një prej shtypshkronjave tona në ndonjë vend tjetër, t’ju ndihmojë të vazhdoni të merrni njohuri për Perëndinë Jehova dhe për Jezu Krishtin, pasi kjo do të thotë jetë e përhershme.—Gjoni 17:3.

[Figurat në faqen 16]

[Figura që zë gjithë faqen 17]

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo