BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/7 f. 5-6
  • 2. Lexo me mendje të hapur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 2. Lexo me mendje të hapur
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Veli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të rritemi në njohurinë e saktë duke pasur «etje të madhe»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Lexoje Fjalën e Perëndisë dhe shërbeji atij në të vërtetë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Si ta gjeni fenë e vërtetë?
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/7 f. 5-6

Si mund ta kuptosh Biblën?

2. Lexo me mendje të hapur

A të ka thënë ndonjëherë një mik fjalë jo të mira për dikë që s’e kishe takuar kurrë? Kur më vonë e takove atë person, a të penguan fjalët e mikut të dalloje talentet dhe cilësitë e tij të mira? Diçka e ngjashme mund të ndodhë në lidhje me Biblën.

APOSTULLI Pavël paralajmëroi se çfarë mund të ndodhë nëse nuk e lexojmë Biblën me mendje të hapur. Në lidhje me disa judenj të shekullit të parë, Pavli shkroi: «Unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë së saktë.»—Romakëve 10:2.

Disa prej tyre nuk donin të pranonin një të vërtetë që Shkrimet Hebraike e zbulonin qartë: identitetin e Mesisë. Jezui nga Nazareti përputhej me çdo përshkrim që ishte bërë për Mesinë në Shkrimet Hebraike dhe përmbushi çdo profeci rreth tij. Megjithatë, një sërë paragjykimesh të ngurta i penguan shumë judenj që të kuptonin Fjalën e Perëndisë.

Ç’mund të mësojmë nga kjo? Është e rëndësishme ta lexojmë Biblën me mendje të hapur. Veli i paragjykimit mund ta pengojë lexuesin të kuptojë të vërtetën nga Bibla.

Për shembull, një profesor në fushën e studimeve fetare në Karolinën e Veriut, SHBA, e përshkruan Biblën si «një libër nga njerëzit, me mendime tërësisht njerëzore që shpesh nuk përputhen me njëri-tjetrin dhe që asnjëherë nuk tregojnë drejtimin e pagabueshëm se si duhet të jetojmë». Nëse dikush do ta lexonte Biblën si «një libër nga njerëzit», atëherë, a nuk do të hidhte poshtë një drejtim ose parim që nuk i pëlqen?

Por, krejt ndryshe nga kjo, Bibla na nxit ta studiojmë me vëmendje. Për banorët e Beresë në kohën e Pavlit, Shkrimet thonë: «E pranuan fjalën me etje të madhe, dhe çdo ditë i shqyrtonin me kujdes Shkrimet, për të parë nëse ato gjëra ishin ashtu.» (Veprat 17:11) Ashtu si ata lexues, edhe ti ndoshta duhet të heqësh çdo vel paragjykimi ose qëndrim kritik që mund të të mjegullojë kuptueshmërinë. Lexoje Fjalën e Perëndisë me mendje të hapur, duke qenë i etur për të zbuluar mesazhin emocionues të Autorit të saj.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo