BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/2 f. 5
  • A është person real Perëndia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është person real Perëndia?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • A është kudo Perëndia?
    Zgjohuni!—2005
  • Perëndia​—Kush është ai?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Kush është Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • A është person fryma e shenjtë?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/2 f. 5

A është person real Perëndia?

Përgjigjet e zakonshme:

◼ «Ai është kudo, në gjithçka. Është si era.»

◼ «Është një forcë inteligjente abstrakte, e papërcaktuar.»

Çfarë tha Jezui?

◼ «Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa.» (Gjoni 14:2) Jezui foli për Perëndinë si të kishte një shtëpi ose vendbanim të figurshëm.

◼ «Unë dola nga Ati dhe erdha në botë. Tani, po e lë botën dhe po shkoj tek Ati.» (Gjoni 16:28) Jezui besonte se Perëndia është Person real, që banon në një vend specifik.

JEZUI kurrë nuk iu referua Perëndisë si një forcë abstrakte. Përkundrazi, fliste me Perëndinë dhe i lutej. Shpesh e quante Jehovain Atin e tij qiellor, një term që zbulon marrëdhënien shumë të afërt që kishte me të.—Gjoni 8:19, 38, 54.

Është e vërtetë se «askush s’e ka parë asnjëherë Perëndinë» dhe se «Perëndia është frymë». (Gjoni 1:18; 4:24) Por kjo nuk do të thotë se s’ka asnjë lloj trupi ose trajte. Bibla na thotë: «Nëse ka trup fizik, ka edhe frymor.» (1 Korintasve 15:44) Atëherë, a ka trup frymor Jehovai?

Po. Kur u ringjall, Jezui «hyri . . . në vetë qiellin, që të paraqitet tani për ne përpara personit të Perëndisë». (Hebrenjve 9:24) Këtu shohim dy fakte të rëndësishme për Perëndinë. Së pari, ka një vendbanim. Së dyti, është një Person, jo thjesht një forcë e papërcaktuar që gjendet kudo.

Po atëherë, si mund të ndihet kudo fuqia e Perëndisë? Ai mund të dërgojë frymën e tij të shenjtë, ose forcën që vepron, në çdo vend të universit. Si një baba që zgjat dorën për të ngushëlluar e mbështetur fëmijët e vet, Perëndia përdor frymën e shenjtë për të plotësuar qëllimin e tij.—Psalmi 104:30; 139:7.

Meqë është Person, Perëndia ka edhe personalitet. Disa gjëra i pëlqejnë, të tjera s’i pëlqejnë. Ka edhe ndjenja. Bibla thotë se ai e do popullin e tij, gëzohet me veprat e veta, urren idhujtarinë dhe hidhërohet nga ligësia. (Zanafilla 6:6; Ligji i përtërirë 16:22; 1 Mbretërve 10:9; Psalmi 104:31) Te 1 Timoteut 1:11 ai quhet ‘Perëndia i lumtur’. Nuk habitemi që Jezui tha se mund të mësojmë ta duam me gjithë zemër këtë Perëndi.—Marku 12:30.a

[Shënimi]

a Për më shumë informacion rreth kësaj teme, shih kapitullin 1 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Diçitura në faqen 5]

Si një baba që zgjat dorën, Perëndia përdor frymën e shenjtë për të plotësuar qëllimin e tij

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo