BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w08 1/8 f. 5-6
  • Kohë kritike sot

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kohë kritike sot
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është shenja e ‘ditëve të fundit’ ose e ‘mbarimit të kohës’?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A po jetojmë në «ditët e fundit»?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • A është afër fundi i botës?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • A po jetojmë vërtet në «ditët e fundit»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
w08 1/8 f. 5-6

Kohë kritike sot

BIBLA paratha se njerëzimi do të kalonte «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». Ajo e përshkruan këtë periudhë si «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1-5; 2 Pjetrit 3:3-7) Jezu Krishti foli për të njëjtën kohë kur iu përgjigj një pyetjeje që i bënë dishepujt për ‘përfundimin e sistemit’. (Mateu 24:3) A po jetojmë në ditët e fundit? Krahasoni atë që paratha Bibla me lajmet e kohëve të fundit të përmendura më poshtë dhe nxirreni vetë përfundimin.

Bibla paratha konflikte mbarëbotërore—Luka 21:10; Zbulesa 6:4.

Lajmet e kohëve të fundit thonë: «Vdekjet nga luftërat në shekullin e 20-të ishin më shumë se trefishi i vdekjeve nga luftërat në gjithë shekujt e kaluar, që nga lindja e Krishtit.»—Instituti Worldwatch.

Bibla paratha mungesa ushqimi dhe sëmundje—Luka 21:11; Zbulesa 6:5-8.

Lajmet e kohëve të fundit thonë: Në vitin 2004, rreth 863 milionë njerëz në botë ishin të kequshqyer, 7 milionë më shumë se në 2003-in.—Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Jo pak, por afro një miliard njerëz jetojnë në lagje të varfra; 2,6 miliardë njerëzve u mungojnë kushtet higjieno-sanitare më elementare; 1,1 miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm të pastër.—Instituti Worldwatch.

Malarja prek 500 milionë njerëz; 40 milionë veta janë të infektuar nga HIV-SIDA; tuberkulozi vrau 1,6 milionë njerëz në vitin 2005.—Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Bibla paratha rrënimin e tokës—Zbulesa 11:18.

Lajmet e fundit thonë: «Aktiviteti i njeriut ka bërë që një mori llojesh në tokë të jenë në prag të zhdukjes.» «Rreth dy të tretat e shërbimeve që i siguron natyra njerëzimit po përkeqësohen në mbarë botën.»—Vlerësim rreth ekosistemeve të mijëvjeçarit.

«Gazet e efektit serrë të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut e kanë çuar klimën e Tokës buzë katastrofës, dhe kjo mund të sjellë pasoja të rrezikshme për planetin.»—NASA, instituti për studimet hapësinore «Godard».

Bibla paratha predikimin e lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë në mbarë botën—Mateu 24:14; Zbulesa 14:6, 7.

Lajmet e kohëve të fundit thonë: Gjatë vitit 2007, një maksimum prej 6.957.854 Dëshmitarësh të Jehovait harxhuan më shumë se 1,4 miliardë orë, duke predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë në 236 vende.—Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2008.

Siç e vërejtët më sipër, Bibla paratha se, pavarësisht nga gjithë këto lajme të këqija, do të kishte arsye për optimizëm. Jezui foli për ‘lajmin e mirë’ të Mbretërisë së Perëndisë. Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Si lidhet ajo me shpresën e njerëzimit për një të ardhme më të mirë? Si do të ndikojë te ju Mbretëria e Perëndisë?

[Diçitura në faqen 5]

Bibla paratha kushtet që shohim sot në botë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo