BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w08 1/7 f. 21
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Material i ngjashëm
  • Fisi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Izraeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
w08 1/7 f. 21

A e dini?

A e kishte fjalën apostulli Pavël për një pengesë të mirëfilltë kur foli tek Efesianëve 2:11-15 për një mur që ndante hebrenjtë nga johebrenjtë?

Në letrën drejtuar Efesianëve, apostulli Pavël bën dallimin midis izraelitëve dhe ‘të huajve’. Ai tha se kishte një ‘mur’ që «i ndante» dy grupet nga njëri-tjetri. (Efesianëve 2:11-15) Pavli po i referohej ‘Ligjit të urdhërimeve’ që u dha përmes Moisiut, por, duke përdorur fjalën ‘mur’, kjo mund t’u ketë sjellë në mendje lexuesve një pengesë prej guri që ekzistonte vërtet.

Në shekullin e parë të e.s., në tempullin e Jehovait në Jerusalem kishte disa oborre ku nuk mund të hynte kushdo. Në oborrin e johebrenjve mund të hynte kushdo, kurse në oborret e tempullit, mund të hynin vetëm judenjtë dhe prozelitët. Për t’i ndarë këto zona të rezervuara nga ato ku mund të futej kushdo, ishte Soregu, një mur guri i punuar me kujdes që thuhet se ishte 1,3 metra i lartë. Sipas historianit jude të shekullit të parë Jozef Flavit, në këtë mur kishte mbishkrime greke dhe latine që i paralajmëronin johebrenjtë të mos e kalonin atë për të hyrë në zonat e shenjta.

Nga ky mur ndarës është gjetur një mbishkrim i plotë në greqisht. Në të thuhet: «Asnjë i huaj të mos e kalojë pengesën përreth shenjtërores. Kushdo që e kalon, do të dënohet me vdekje.»

Me sa duket, Pavli përdori fjalën Soreg për të përfaqësuar besëlidhjen e Ligjit të Moisiut që prej kohësh i kishte ndarë hebrenjtë nga johebrenjtë. Vdekja flijuese e Jezuit e shfuqizoi besëlidhjen e Ligjit dhe kështu «shkatërroi murin e mesit».

Pse zakonisht përmenden 12 fise të Izraelit kur në fakt ishin 13 fise?

Fiset ose familjet e Izraelit rridhnin nga bijtë e Jakobit, emri i të cilit u ndryshua dhe u bë Izrael. Ky patriark kishte 12 bij: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Dani, Neftali, Gadi, Asheri, Isakari, Zabuloni, Jozefi dhe Beniamini. (Zanafilla 29:32–30:24; 35:16-18) Njëmbëdhjetë fise morën emrat e njëmbëdhjetë vëllezërve, por nuk kishte asnjë fis me emrin e Jozefit. Përkundrazi, dy fise morën emrat e bijve të tij, të Efraimit dhe të Manaseut, të cilët konsideroheshin krerë të këtyre dy fiseve. Kështu që numri i fiseve të Izraelit arrinte në 13. Atëherë, pse Bibla zakonisht përmend 12 fise?

Nga të gjithë izraelitët, burrat e fisit të Levit u veçuan që të shërbenin në tabernakullin e Jehovait, e pastaj në tempull. Prandaj bënin përjashtim nga shërbimi ushtarak. Jehovai i tha Moisiut: «Vetëm fisin e Levit mos e regjistro dhe mos e numëro me bijtë e Izraelit, por caktoji levitët të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë, për të gjitha pajisjet e tij dhe për gjithçka që i takon atij.»—Numrat 1:49, 50.

Gjithashtu, levitëve nuk iu caktua ndonjë pjesë nga territori i Tokës së Premtuar. Në vend të kësaj, atyre iu caktuan 48 qytete të shpërndara në të gjithë territorin e Izraelit.—Numrat 18:20-24; Josiu 21:41.

Për këto dy arsye, zakonisht fisi i Levit nuk përfshihej kur renditeshin fiset e Izraelit. Ja përse, zakonisht numri i fiseve të Izraelit ishte 12.—Numrat 1:1-15.

[Burimi i figurës në faqen 21]

Muzeu Arkeologjik i Stambollit

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo