BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w07 1/9 f. 32
  • Emri i Perëndisë në muzikën ruse

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Emri i Perëndisë në muzikën ruse
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
w07 1/9 f. 32

Emri i Perëndisë në muzikën ruse

NË VITIN 1877, kompozitori i famshëm rus Modest Musorgskij botoi një pjesë korale të bazuar në një tregim nga vendet biblike. «Kam shkruar një skenë biblike, Lisus Navin [Josiu],—i shkruante një miku të vet,—pikë për pikë sipas Biblës, madje kam ndjekur itinerarin e marshimeve fitimtare të Navinusit përmes Kanaanit.» Edhe në kompozime të tjera, ndër të cilat «Rrënimi i Senakeribit», Musorgskij përdorte tema dhe personazhe biblike.

Vlen të përmendet se, në veprën «Lisus Navinus», si dhe në botimin e vitit 1874 të veprës «Rrënimi i Senakeribit», Musorgskij i referohet Perëndisë duke përdorur emrin hyjnor me shqiptimin rus, që gjendet rreth 7.000 herë në Shkrimet Hebraike, me katër bashkëtingëllore—יהוה (YHWH).

Pra, këto vepra të Musorgskijit tregojnë se emri biblik i Perëndisë, Jehova, njihej në shoqërinë ruse shumë kohë para se të niste shekulli i 20-të. Kjo është me vend, pasi vetë Jehovai i tha Moisiut: «Ky është emri im në jetë të jetëve, dhe me të do të kujtohem brez pas brezi.»—Dalja 3:15.

[Figura në faqen 32]

Konservatori i Shën-Pjetërburgut në vitin 1913. Aty mbahen partiturat e muzikës së Musorgskijit

[Burimet e figurave në faqen 32]

Pentagrami: The Scientific Music Library of the Saint-Petersburg State Conservatory named after N.A. Rimsky-Korsakov; rruga në sfond: National Library of Russia, St. Petersburg

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo