Mësime të rëndësishme për fëmijët
GLEDISI punon në një shkollë në Mendozë të Argjentinës. Një ditë, ajo kaloi pranë një klase dhe vuri re një mësuese që po u lexonte nxënësve të saj të klasës së katërt fillore nga Libri im i tregimeve biblike.a Gledisi u prezantua me mësuesen dhe i tha se ishte Dëshmitare e Jehovait e mund t’i tregonte si të nxirrte sa më shumë dobi nga botimi. Mësueses i bëri përshtypje shpjegimi i Gledisit dhe donte që ta përfshinte librin në lëndët mësimore që zhvillohen rregullisht. Por kishte nevojë për leje nga drejtoria e shkollës. Sa u kënaq kur i dhanë leje!
Më vonë, në një program të shkollës për Ditën e Librit, mësuesja u dha si detyrë nxënësve të saj të lexonin një kapitull të librit para shokëve të shkollës. Nga reagimi i mirë që patën nxënësit ndaj këtij programi, mësuesen e ftuan në një emision në televizionin vendës. Kur ra fjala për sjelljen e fëmijëve nëpër shkolla, drejtuesi i emisionit e pyeti mësuesen: «Si i mbani nën kontroll fëmijët në klasën tuaj?» Mësuesja i shpjegoi se po përdorte një botim të titulluar Libri im i tregimeve biblike. I shpjegoi se, ndonëse nuk po jepte mësim feje në klasë, me anë të këtij libri po nguliste në mendjen e nxënësve vlera morale të tilla, si: respekti, toleranca, uniteti, bashkëpunimi, bindja dhe dashuria. Të gjithë ishin të mendimit se këto janë mësime të rëndësishme për fëmijët.
A doni të ngulitni te fëmijët tuaj vlera të tilla morale? Mund t’u kërkoni Dëshmitarëve të Jehovait një kopje të botimit të mrekullueshëm Libri im i tregimeve biblike.
[Shënimi]
a Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.