BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w07 15/2 f. 32
  • Një shembull ndershmërie

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një shembull ndershmërie
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
w07 15/2 f. 32

Një shembull ndershmërie

NELMA, e cila punon si parukiere në qytetin e Kruzejru-do-Sulit, Brazil, kohët e fundit hasi një sprovë në lidhje me integritetin e saj të krishterë. Kur në atë zonë ndodhi një përmbytje, Nelmës i dhuroi disa rroba njëra nga klientet. Ndërsa po shihte rrobat, në xhepat e një palë pantallonave ajo gjeti një shumë parash të barabartë me 1.000 dollarë.

Paratë që gjeti Nelma ishin sa rroga e shtatë muajve, dhe ajo kishte vërtet nevojë për to. Shtëpia i ishte dëmtuar nga përmbytja dhe babai, si edhe vëllezërit e motrat e saj, kishin humbur pjesën më të madhe të gjërave që zotëronin. Me ato para mund të riparonte shtëpinë e vet e t’i mbeteshin edhe për të ndihmuar të afërmit. Megjithatë, për shkak të ndërgjegjes së stërvitur nga Bibla, Nelma nuk mund t’i mbante paratë.​—Hebrenjve 13:18.

Të nesërmen herët ajo shkoi në punë përpara orarit të zakonshëm dhe takoi gruan biznesmene që i kishte dhuruar rrobat. Nelma e falënderoi për rrobat, por i tha edhe se nuk mund t’i mbante paratë që kishte gjetur brenda. Zonja u kënaq jashtë mase që iu kthyen paratë. Ajo i kishte lënë mënjanë që të paguante punëtorët e vet. «Ndershmëria nuk haset shpesh»,—u shpreh ajo grua.

Disa mund të mendojnë se nuk ka ndonjë meritë të veçantë të jesh i ndershëm. Mirëpo cilësinë e ndershmërisë e vlerësojnë shumë ata njerëz që përpiqen t’i pëlqejnë Perëndisë të vërtetë, Jehovait. (Efesianëve 4:25, 28) Nelma tha: «Nuk do të flija rehat, po të kisha vepruar ndryshe.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo