BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 1/5 f. 32
  • Kur i prek zemrën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur i prek zemrën
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 1/5 f. 32

Kur i prek zemrën

A E KENI provuar ndonjëherë keqardhjen kur sheh një fëmijë që luan lojë luftash? Skena të tilla janë bërë diçka e zakonshme edhe për fëmijët, pasi dhuna ka pushtuar botën e zbavitjes. Si mund ta ndihmoni një fëmijë që këto lodra lufte t’i zëvendësojë me lodra paqeje? Valtrauti, një Dëshmitare e Jehovait që shërben prej kohësh si misionare në Afrikë, gjeti mënyrën për të ndihmuar një djalë të vogël në këtë aspekt.

Për shkak të gjendjes së luftës, Valtrautit iu desh të largohej nga vendi ku jetonte dhe të transferohej në një vend tjetër të Afrikës. Aty ajo filloi të ndihmonte nënën e një pesëvjeçari që të studionte Biblën. Sa herë që shkonte te shtëpia e tyre, djalin e gjente duke luajtur me një pushkë plastike, të vetmen lodër që kishte. Valtrauti nuk e kishte parë asnjëherë që t’ia drejtonte dikujt pushkën, por gjatë gjithë kohës e shihte që e hapte dhe e mbyllte armën si të ishte duke e mbushur me fishekë.

Valtrauti e pyeti: «Verner, e di ti pse kam ardhur për të jetuar këtu në vendin tënd? Nga lufta. Ika nga vendi im që të shpëtoja nga njerëzit e rrezikshëm që i qëllojnë të tjerët me pushkë si kjo e jotja. Si thua ti, është mirë t’u qëllosh me pushkë njerëzve?»

«Jo, nuk është»,—u përgjigj Verner i mërzitur.

«Ke shumë të drejtë»,—i tha Valtrauti. Pastaj e pyeti: «E di ti pse vij për të folur me mamin tënd çdo javë? Sepse Dëshmitarët e Jehovait duan që t’i ndihmojnë njerëzit të jetojnë në paqe, si me Perëndinë, ashtu edhe me fqinjët e tyre.» Pasi i mori leje së ëmës së Vernerit, Valtrauti i tha: «Nëse ma jep pushkën, unë do ta hedh dhe të premtoj se do të të sjell një kamion lodër me katër rrota.»

Verneri ia dha. Priti për katër javë, por pastaj lodra e re erdhi. Ishte një kamion lodër prej druri që e pranoi me shumë gëzim.

A flisni me fëmijët tuaj duke u përpjekur t’u prekni zemrën që të vendosin vetë t’i hedhin poshtë ato lodra që ngjasojnë me armët e vërteta? Nëse po, po u jepni mësime që do t’u shërbejnë për gjithë jetën.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo