BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 1/1 f. 31
  • Bëjeni meditimin një kënaqësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bëjeni meditimin një kënaqësi
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 1/1 f. 31

Bëjeni meditimin një kënaqësi

MEDITIMI disa njerëzve u duket diçka e mundimshme. Ndoshta e mendojnë si një detyrë të vështirë që kërkon përqendrim të madh. Po të njëjtët individë, ndihen gjithashtu në faj që e lënë pas dore meditimin, sidomos kur lexojnë se sa i rëndësishëm është. (Filipianëve 4:8) Megjithatë, kur mendojmë thellë për të vërtetat që kemi mësuar për Jehovain, për cilësitë e mrekullueshme, për veprat e mahnitshme, për kërkesat dhe për qëllimin e tij të lavdishëm, kjo mund të jetë një mënyrë e këndshme për të kaluar kohën dhe duhet të jetë kështu. Përse?

Perëndia Jehova është Sundimtari më i Lartë në univers dhe po punon shumë për përmbushjen e qëllimit të tij të madh. (Gjoni 5:17) Edhe pse është mjaft i zënë, ai interesohet se çfarë mendon në heshtje çdo adhurues i tij. Psalmisti David e dinte këtë dhe i frymëzuar nga Perëndia shkroi: «O Jehova, ti më ke hetuar fund e krye dhe më njeh. Ti e di kur ulem e kur ngrihem, shqyrton nga larg çdo mendim timin.»​—Psalmi 139:1, 2.

Në fillim, këto fjalë mund t’i duken shkurajuese dikujt. Mund të mendojë: ‘Megjithëse Perëndia është «larg», ai di çdo mendim të keq që më vjen në mendje.’ Sigurisht, është mirë të kujtojmë gjithmonë se ai e di çfarë mendojmë. Kjo na jep forcë t’i luftojmë këto mendime dhe, kur na vijnë mendime të këqija, na ndihmon t’ia rrëfejmë Perëndisë me bindjen se ai do të na falë në bazë të flijimit shpërblyes të Jezuit. (1 Gjonit 1:8, 9; 2:1, 2) Por, në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë se Jehovai i shqyrton adhuruesit e tij në një dritë pozitive. Ai na kushton vëmendje kur ne e mendojmë me mirënjohje.

Ndoshta mund të pyesni: ‘A i kushton vëmendje vërtet Jehovai të gjitha mendimeve pozitive të miliona adhuruesve të tij?’ Patjetër që po. Jezui theksoi interesin që ka Jehovai për ne kur tha se Jehovai vëren edhe harabelat e vegjël, dhe më pas shtoi: «Ju vleni më tepër se shumë harabela.» (Luka 12:6, 7) Harabelat nuk mund të mendojnë për Jehovain. Prandaj, nëse ai kujdeset për ta, sa më shumë kujdeset për ne dhe sa shumë kënaqet kur secili prej nesh mendon për të! Po, ashtu si Davidi, mund të lutemi me besim: ‘Meditimi i zemrës sime, qoftë i këndshëm para teje, O Jehova, Shkëmbi im, Shpenguesi im!’​—Psalmi 19:14.

Një provë tjetër që vërteton se Jehovai i kushton vërtet vëmendje meditimit të adhuruesve të tij besnikë, gjendet te fjalët e frymëzuara të profetit Malakia. Duke folur për ditët e sotme, ai paratha: «Në atë kohë, ata që kishin frikë nga Jehovai folën me njëri-tjetrin, secili me shokun e tij. Jehovai u kushtoi vëmendje dhe i dëgjoi. Një libër kujtimi nisi të shkruhej para tij për ata që kishin frikë nga Jehovai dhe për ata që mendojnë thellë për emrin e tij.» (Malakia 3:16) Duke mos harruar se Jehovai vazhdon ‘të na kushtojë vëmendje’ kur mendojmë për të, mund të nxitemi që ta bëjmë meditimin një kënaqësi. Prandaj, le të bashkohemi me fjalët e psalmistit i cili shkroi: «Do të meditoj për tërë bëmat e tua, dhe do të mbaj në mendje veprat e tua.»​—Psalmi 77:12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo