BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 1/10 f. 32
  • A jeni ‘të pasur në sytë e Perëndisë’?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A jeni ‘të pasur në sytë e Perëndisë’?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 1/10 f. 32

A jeni ‘të pasur në sytë e Perëndisë’?

MES shumë ilustrimeve të Jezu Krishtit që të vënë në mendime, është edhe ai që flet për një pronar të pasur tokash. Duke u përpjekur t’i siguronte vetes një të ardhme të mirë, ai planifikoi të ndërtonte ca depo më të mëdha. E megjithatë, në ilustrimin e Jezuit, ky burrë është quajtur ‘i paarsyeshëm’. (Luka 12:16-21) Madje një sërë përkthimesh të Biblave përdorin fjalën «i pamend». Pse një gjykim kaq i ashpër?

Me sa duket, në planet e këtij pasaniku nuk përfshihej Perëndia. Madje as ia jepte meritën Perëndisë për prodhimet e mbara që merrte nga toka. (Mateu 5:45) Përkundrazi, ai mburrej: «Shpirt, ti ke mbledhur shumë të mira që do të të mjaftojnë për shumë vjet. Prandaj rehatohu, ha, pi dhe gëzohu.» Po, ai mendonte se frytet e punës së tij do të ishin si një «mur mbrojtës».​—Proverbat 18:11.

Duke paralajmëruar kundër kësaj fryme fodulle, dishepulli Jakov shkroi: «Ejani tani, ju që thoni: ‘Sot ose nesër do të marrim udhën për në këtë qytet. Do të kalojmë atje një vit, do të merremi me tregti e do të nxjerrim fitime’, ndërkohë që nuk e dini se ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj. Sepse ju jeni veç mjegull që shfaqet për pak kohë, e pastaj zhduket.»​—Jakovi 4:13, 14.

Dhe pikërisht kështu i ndodhi të pasurit tek ilustrimi i Jezuit, të cilit iu tha: «Njeri i paarsyeshëm, sonte do të kërkojnë shpirtin tënd. Të kujt do të jenë, atëherë, gjërat që grumbullove?’» Ashtu si mjegulla që zhduket, i pasuri do të vdiste para se ëndrrat e tij të plotësoheshin. A nxjerrim mësim nga kjo? Jezui vazhdoi: «Kështu i ndodh njeriut që grumbullon thesare për vete, por nuk është i pasur në sytë e Perëndisë.» Po ju, a jeni ‘të pasur në sytë e Perëndisë’?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo