BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 15/9 f. 3
  • Perëndi apo njeri?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndi apo njeri?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Material i ngjashëm
  • Të gjejmë thesaret ‘e fshehura me kujdes tek Ai’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Ndiqni dritën e botës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Jezu Krishti​—I dërguar nga Perëndia?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 15/9 f. 3

Perëndi apo njeri?

«UNË jam drita e botës. Ai që më ndjek, nuk do të ecë kurrsesi në errësirë, por do të zotërojë dritën e jetës.» (Gjoni 8:12) Këto fjalë i tha Jezu Krishti. Në shekullin e parë, një njeri i ditur shkroi për të: «Tek ai janë fshehur me kujdes të gjitha thesaret e mençurisë e të njohurisë.» (Kolosianëve 2:3) Përveç kësaj, Bibla thotë: «Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.» (Gjoni 17:3) Nëse duam të plotësojmë nevojën për të mësuar për Perëndinë, është mjaft e rëndësishme të kemi njohuri të saktë për Jezuin.

Shumica e njerëzve në botë kanë dëgjuar për Jezu Krishtin. As që diskutohet që ai ka ndikuar në historinë njerëzore. Madje, shumë vende të botës, përdorin një kalendar që bazohet pikërisht në vitin që mendohet të ketë lindur ai. Për këtë, një enciklopedi shpjegon: «Shumë njerëz i referohen viteve para këtij viti me shkurtimin p.K., që do të thotë para Krishtit. Ndërsa viteve pas lindjes së tij i referohen me inicialet e fjalëve latine A.D. (anno Domini), që do të thotë në vitin e Zotërisë.» (The World Book Encyclopedia)

Megjithatë, idetë e njerëzve rreth identitetit të Jezuit bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Për disa, ai ishte veçse një njeri i jashtëzakonshëm që la gjurmë në histori. Ndërsa, disa të tjerë e adhurojnë si Perëndinë e Plotfuqishëm. Disa mendimtarë hinduistë e kanë krahasuar Jezu Krishtin me perëndinë hinduiste Krishna, që mendohet të jetë një perëndi i mishëruar. A ishte Jezui thjesht një njeri apo ishte dikush që duhej adhuruar? Kush ishte ai në të vërtetë? Nga erdhi? Çfarë karakteri kishte? Po tani, ku është? Siç do ta shohim në artikullin vijues, përgjigjet e sakta të këtyre pyetjeve mund të na i japë pikërisht libri që flet shumë për Jezuin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo